RRETH NESH
Klinika mjekësore “VENIS” është klinika e parë private e licencuar e Shëndetit Mendor në Shqipëri. “VENIS” filloi rrugëtimin e saj me nismën e Dr. Sadik H.Lala me mbështetjen një ekipi të shkëlqyer të kolegëve të nderuar, Dr. Shk. Dragush Totozani, Dr. Nazim Shtino dhe Prof. Dr. Ulvi Vehbiu (1931-2010). “VENIS” ju ofron standard bashkëkohor shërbimesh në fushën e shëndetit mendor, mjekim me barna, këshillim, psikoterapi dhe trajtimin biologjik të depresioneve rezistente me ECT Thymatron IV- shërbim i çertifikuar sipas normave ndërkombëtare me ISO 13485: /2008. Në klinikën “ Venis” ofrohet trajtim për një gamë të gjerë të çrregullimeve psikologjike-psikiatrike, që nga çrregullimet e gjumit, çrregullimet e ankthit, çrregullimet depresive të çdo rëndese, çrregullimet e ndryshme të humorit dhe të gjitha llojet e depresioneve etj.


SHËRBIMET TONA
  • Diagnostikim
  • Trajtim mjekësor
  • Trajtim i depresioneve rezistente
  • Psiko-edukim këshillim dhe trajtim psikologjik
  • Konsulencë profesionale ligjore
Diagnostikim

Procesi i diagnostikimit të çrregullimeve psikologjike apo psikiatrike realizohet  pas një ekzaminimi të kujdesshëm nga specialistët e shëndetit mendor. Qendra jonë ka për qëllim që t`iu ofrojë individëve dhe familjarëve, ndihmë dhe mbështetje të gjithanëshme psikologjike dhe mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të ndryshme,   duke respektuar gjithnjë çdo dallim kulturor  dhe duke mos u ndikuar nga statusi social i kujdo individi  që kanë nevojë për shërbimin tonë.

Trajtim mjekësor

Në klinikën tonë ruhet privatësia e individit, respektohen përkatësia etnike, gjinore, apo  preferencat fetare apo orientimi seksual. Kompetenca profesionale dhe kulturore e stafit dhe stili i komunikimit, përbën bazën e suksesit tonë modest, për të ruajtur një shërbim cilësor profesional. Në qendrën tonë aplikohen strategjitë bashkëkohore të trajtimit,  duke promovuar si mbështetje të gjithanshme për të forcuar mbi baza të qëndrueshme mirëqënien fizike dhe emocionale dhe në rritjen e besimit te vetja bazuar në një bashkëpunim të ndërsjelltë profesional dhe njerëzor.

Trajtim i depresioneve rezistente

Një veçori e punës në klinikën tonë është trajtimi i depresioneve dhe psikozave rezistente ndaj trajtimit me barna. Procedura e ECT-së është një procedurë që realizohet vetëm në qendrën tonë.
Trajtimi me ECT-Thymatron IV është trajtimi biologjik më bashkëkohor i terapisë së ECT-së që ekziston sot në të gjitha vendet e zhvilluara. Për informacione më të detajuara apo formularët përkatës informohuni në rubrikën “ Këshilla” ose mund të kontaktoni në adresën e-mail ose në numrat tanë të kontaktit.

Psiko-edukim këshillim dhe trajtim psikologjik

Një ndër prioritetet tona është rritja e njohurive në fushën e shëndetit mendor, eleminimi i stigmës dhe mentalitetit që ende ekziston në këtë fushë. Në funksion të rritjes së sasisë dhe cilësisë së informacionit mjekësor është edhe faqja jonë informative, që do të shërbejë për ju si një libër i hapur ku ju mund të gjeni këshillat dhe zgjidhjet më të mira për ju. Ju mund të gjeni udhëzimet e duhura mbi shumë mjekimet dhe të perzgjedhura në mënyrë profesionale përkujdesjet mbi mënyrën e përdorimit të barnave dhe do gjë tjetër që lidhet me një shëndetin mendor të mire, për një jetë sa më cilësore dhe më me pak stres. Në mënyrë të qëndrueshme e vemë thekin në rëndësinë e psikoedukimit të pacientëve dhe familjarëve nëpërmjet informimit profesional të publikut duke ofruar këshillim dhe trajtim psikologjik të kualifikuar.

Konsulencë profesionale ligjore

Klinika mjekësore “VENIS” promovon avokaci në mbrojtje të të drejtave të pacientit. Ne ofrojmë informim, këshillim dhe ndihmë konkrete ligjore për pacientët që kanë probleme me ligjin apo për personat që sëmuren gjatë periudhës së vuajtjes së dënimeve ligjore, në pritje të marrjes së vendimit. Në qendrën tonë ofrohet gjithashtu informimi dhe konsulenca e duhur për respektimin e të drejtave ligjore të pacientit që parashikon Ligji mbi shëndetin mendor në Republikën e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për këtë qëllim.



SFIDA NDAJ DHIMBJES ËSHTË FORCË

Ju nuk jeni vetëm në shqetësimin tuaj!
Për këdo është shumë e dhimbshme të marrësh vesh se njeriu yt i dashur vuan nga një sëmundje.
Nëse dikush dyshon për diabet, apo ka një infeksion urinar, me një ekzaminim të thjeshtë ju e orientoni veten tek mjeku i familjes, Endokrinologu apo Nefrologu.
Por nëse një i afërmi yt apo një anëtar i familjes, vuan nga një problem i shëndetit mendor, problemi është edhe më i komplikuar sepse të prishet i gjithë ekuilibri i brishtë i gjërave. Ngarkesa e madhe emocionale psikologjike, sidomos kur bashkëjetohet me individë me probleme të rënda të shëndetit mendor, plus mungesën e njohurive në këtë fushë e bëjnë gjëndjen edhe më dramatike.
Çrregullimet e këtij lloji nuk kanë ekzaminime specifike për t`u diagnostikuar.Vetëm komunikimi me specialistin përkatës ju mundëson një diagnozë të saktë dhe ndihmën e duhur në kohë.
Në jetën e përditëshme mund të na qëllojë që të jemi anksiozë, të mos na zërë gjumi të irritohemi por kur kjo gjëndje rëndohet dhe komplikohet me simptoma të tjera dhe na pengon në punën tonë vetem atëherë drejtohemi tek mjeku.
Familjarët tanë shqetësohen , në raste më ekstreme shpesh shokohen nga e papritura e sjelljeve të cuditshme dhe kërkojnë me ngulm shpjegime për gjëra që nuk i dinë, për gjëra që mund t`i dinin po të kishin qënë më të informuar ose po të kishin komunikuar në kohën e duhur me specialistët e shëndetit mendor.
Shoqëria shqiptare, në tranzicionin e saj zgjatur dhe të dhimbshëm përsëri manifeston forcën vitale për të përballuar sfidat e jetës, por fatkeqësisht në shoqërinë tonë ka akoma stigmë (turp)dhe paragjykime për problemet e shëndetit mendor.
Në faqen tonë ju do të gjeni informacionet e nevojshme në fushën e shëndetit mendor. Të qenit e informuar mundëson mënyrën më efikase të kujdesit ndaj individët me probleme psikologjike duke rritur kështu cilësinë e jetës dhe një shëndet të mirë fizik dhe emocional.
Ju nuk jeni vetëm në shqetësimin tuaj!
Klinika “Venis“ ju ofron mbështetjen e duhur.


ÇFARË ËSHTË SHËNDETI MENDOR?
Shëndeti mendor përfshin ndjesinë e individit për t`u ndjerë mirë me vetveten, me individët e tjerë dhe kur funksionon mirë në familje punë dhe shoqëri, për të qenë i aftë përballur me vështirësitë e jetës së përditshme. Shëndeti mendor është një komponent i rëndësishëm i mirëqenjes sonë, pa të gjithsecilit nuk i hyn në sy as pasuria, fama dhe as statusi social dhe është po aq i rëndësishëm sa edhe shëndeti fizik.
Njerëzit janë të ndryshëm për nga ndjeshmëria, për nga aftësitë dhe mënyra se si i përballojnë ata gjërat në jetë. Gjithsecili prej nesh i kushton rëndësi shëndetit emocional, që s`është gjë tjetër veçse ndjesia që vjen nga reagimet e përshtatshëm dhe zotërimi i situatave.
Në më të shumtën e herëve, situatat e pakëndëshme kalojnë duke mbetur thjesht një kujtim i hidhur, por jo rrallë herë duke mos iu kushtuar vëmëndjen e duhur situatat shëndetësore precipitojnë e zhvillohen probleme serioze të shëndetit tonë fizik dhe mendor. Në momentin kur brënda nesh thyhet ajo balanca e brishtë e ndjenjave tonë, atëherë fillojmë të kemi probleme emocionale. Nëse emocionet tona na dalin jashtë kontrollit dhe na pengojnë për të përmbushur detyrimet tona në jetë ndaj vetes dhe të tjerëve dhe kur nuk mund të jemi më në gjëndje që të marrim vendime të drejta, kur kjo na pengon ndjeshëm në punë në familje dhe në shoqëri, atëherë është e nevojshme konsultimi me punonjësit e shëndeti mendor.
Në faqen tonë të do të gjeni informacionet e duhura për të gjitha çrregullimet psikologjike-psikiatrike, duke ju ndihmuar ju që të përballoni me sa më pak dhimbje sfidat e jetës.

KëshillaNjohuri


INFORMACIONI I DUHUR MJEKËSOR ËSHTË SUKSESI I TRAJTIMIT
Gjithsecili prej nesh në jetën e përditshme përjeton nivele të caktuara stresi dhe ankthi, të cilat po u thelluan me tej, mund të ndikojnë në gjithë fushat e funksionimit tonë.
Edhe në shumë vende më të përparuara se vendi ynë, ka akoma stigmë. E thënë ndryshe stigma është “turpi” që ne kemi për të diskutuar për problemet tona se mos na etikojnë “ të krisur“,
Nuk keni pse të keni turp të konsultoheni me specialistët.
Të jeni të sigurt se ata janë njerëzit që ju kuptojnë dhe ju ndihmojnë më mirë se kushdo.
Të jeni të sigurtë se po i “ shprazët” shqetësimet tuaja, do të ndiheni më të çlirët dhe do ti menaxhoni më mirë emocionet dhe marrëdhënjet e çdo lloji në jetën tuaj.
Duke mos njohur simptomat dhe sëmundjet, shpesh herë shumë simptoma kalojnë pa u vlerësuar si për shkak të stigmës por dhe të të neglizhencës për të shkuar tek specialist, duke shpresuar më kot se shqetësimet tuaja mund të kalojnë thjesht duke marrë ca qetësues…me shpresën se ankthi dhe gjumi do të përmisohet.
Shpesh herë familjarët e kuptojnë me vonesë, se duhet shkuar tek specialist, vetëm kur i afërmi i tyre mbyllet në vetvete,
nuk ka dëshirë të dalë me miqtë shokët,
është i nervozuar ose i acaruar pa ndonjë shkak të dukshëm,
apo ka filluar të sillet jo si zakonisht dhe shpreh mendime të çuditshme.
Por nëse ju do të keni njohuritë e duhura dhe konsultoheni në kohë, ndihma që mund ti jepni vetvetes apo të afërmve tuaj, është shumë më me vlerë se çdo lloj mjekimi.

Publikime



Orari
Nga e hëna deri të premten
09.00 – 17.00
E shtunë e dielë dhe festat
Pushim

Telefon :                   +355 42400669 
Mob & Whatsapp :  +355 682396287

sadikhlala@gmail.com


Rruga Fadil Rada
Pallati rruga Urës 1001, Tiranë


Venis – Shëndet Mendor


Copyright Klinika mjekësore VENIS 2021