Mënyra e të shpjeguarit dhe përkufizimi e diagnostikimi i sëmundjeve psikiatrike ka kaluar ndër shekuj nëpërmjet debatesh të pafund. Modeli tradicional mjekësor quan sëmundje çdo gjëndje apo lëngatë me shkak të njohur. Sëmundjet e ndryshme kanë të gjtha shkaktarë të njohur, po ashtu dhe sëmundjet neurologjike. Arsyeja që problemet e zakonshme të shëndetit mendor nuk quhen sëmundje por çrregullime është se së pari ato nuk kanë një shkaktar të njohur. Le të marrim si shembull çrregullimet e ankthit apo çrregullimet e personalitetit apo çrregullimin depresiv madhor. Ndryshe nga sëmundja e skizofrenisë dhe sëmundja e Alzheimerit të cilat janë sëmundje me dëmtime të konfirmuara organike të trurit ankthi depresioni etj, nuk kanë një shkaktar të njohur por disa faktorë ndikues të tilë si faktorët biologjikë, faktorët psikologjike individualë dhe faktorët socialë.
Teori të pafundme gjatë historisë janë përpjekur të japin shpjegime mbi shumë çrregullime por asnjëra nuk ka arritur të japë një shpjegim të besueshëm e të mirëpranuar nga të gjithë. Amalgama teorike më e dakordësuar mbi etiologjinë e çrregullimeve është teoria që quhet bio-psiko-sociale.
Është vërtetuar tashmë nëpërmjet metodave moderne të imazherisë trunore nëpërmjet skanerave PET dhe rezonancës manjetike, që në trurin e pacientëve me Skizofreni hasen ndryshime dhe dëmtime të rëndësishme në nivelin qelizor, prandaj dhe skizofreia nuk quhet çrregullim skizofrenik por sëmundja e skizofrenisë.
Vështirësitë e trajtimit mjekësor veçanërisht në fushën e psikiatrisë janë të mëdha në raport me nëndegët e tjera të mjekësisë, sepse nuk ka ekzaminime specifike mjekësore nëpërmjet të cilave të percaktohet diagnoza duke zbuluar shkatarin. Në fushën e Psikiatrisë punohet mbi bazën e konkluzioneve logjike nga të dhënat e siguruara nga eksperienca e mëparshme. Duke mos njohur ekzaktësisht shkaktarin e mundshëm si dhe duke mos pasur ekzaminime direkte përcaktuese për diagnozën e vetmja mënyrë përcaktimi dhe trajtimi përvecse disa ekzaminimeve psikonerurologjike është edhe bazimi në kriteret diagnostike të vendosura me konsensus nga specialistët të cilat janë vazhdimisht objekt ndryshimesh të vazhdueshme mbi bazën e të dhënave më të reja nga eksperienca klinike dhe shkenca mjekësore në përgjithësi.
Që të klasifikohet si çrregullim duhet të plotësohen disa kushte që janë:
Së pari
duhet të jenë të pranishme një grup simptomash që janë karakteristike për një çrregullim të caktuar.
Gjithkush mund të ketë një numër të caktuar simptomash në një moment por që të klasifikohet si çrregullim, duhet që simptomat
• të zgjasin për një periudhë të caktuar kohore
• nuk duhet të bëjë pjesë e normave kulturore të individit
• nuk duhet të jetë shkaktuar nga ndonjë sëmundje tjetër
• duhet të shkaktojë shqetësime të mëdha personale të cilat dëmtojë dukshëm funksionimin e individit.
Aktualisht diagnoza realizohet me ndonjërin nga dy nga sistemet më të përdorshme sot në botë; Manuali Diagnostik Amerikan i emërtuar DSM 5 (Maj 2013) si dhe të ICD 10 që është Manuali aktual ndërkombëtar i sëmundjeve.
Në Shqipëri sistemi zyrtar i diagnostikimit dhe klasifikimit është ICD-ja ndërsa në praktikën klinike aplikohet më tepër manuali diagnostik amerikan. Të dhënat statistikore mbi sëmundshmërinë raportohen sipas ICD 10 ndërkombëtare.
Me gjithë përparimet e bëra në shkencën e Psikiatrisë dhe në biomedicinën psikiatrike përsëri mendimi i specialistëve klinikë është se sistemet diagnostike kanë nevojë të rishikohen vazhdimisht. Arësyeja e rishikimit sipas specialistëve është se për jo pak nga çrregullimet, kriteret janë subjektive.
Çrregullimet e ankthit janë çrregullimet ne te cilat tipar mbizotërues është ankthi i vazhdueshëm dhe i papërballueshëm, që ndikon dukshëm në funksionimin e individit në të gjitha fushat e jetës. Çrregullimeve e ankthit klasifikohen si çrregullimi i panikut, agorafobia, fobitë specifike, fobia sociale, çrregullimi i stresit post traumatik, çrregullimi i ankthit të përgjithshëm dhe çrregullimi Obsesiv-kompulsiv. (shënim: konsensusi i specialistëve është që në manualin e ri diagnostik çrregullimi obsesiv-kompulsiv të mos klasifikohet më në kategorinë e çrregullimeve të ankthit, por një një grupim tjetër që do të quhet Spektri OCD ( Obsesiv-Kompulsiv) sepse ankthi ne OCD është pasojë dhe jo shkaktari.
Çrregullimi i panikut:
është gjëndje që karakterizohet nga shpërthime të papritura dhe intensive ndjenje frike të papërshtatshme, sikletosje që karakterizohet me shumë nga simptomat e mëposhtme si; rrahje të shpejta zemre, dridhje, shkurtim i frymëmarrjes dhe ndjesia sikur nuk mbushesh me frymë, frymëmarrja bëhet sipërfaqësore, marrje mendsh, dhimbje gjoksi, etj. Simptomat ndonjëherë duken aq të rënda, saqë individi beson se ai po kalon një krizë zemre.
Agoraphobia:
gjëndje që karakterizohet nga: frikë dhe shpesh shmangje e situatave dhe vendeve të hapura publike. Individi ka bindjen se e ka të pamundur largimin nga këto vende dhe ndihma është pothuajse e pamundur. Agorafobia shpesh herë është simptomë e një çrregullimi paniku, nëse ataket e panikut janë të rënda deri në masën e shmangies së këtyre ambjenteve.
Fobi specifike:
e quajtur ndryshe “fobia e thjeshtë” është frikë dhe shmangie ndaj situatave, vendeve ,objekteve ,kafëshëve apo insekteve të caktuara.Diagnostikimi i këtyre fobive bëhet kur dëmtojnë ndjeshëm funksionimin si rezultat i shmangjes.
Çrregullimi i ankthit të përgjithshëm :
është ankth ekstrem gjithëpërfshirës , në çdo pjesë të jetës së individit, duke e penguar individin në mënyrë ekstreme në jetën dhe aktivitetet e përditshme.
Karakteristikë e çrregullimeve të humorit ështe se këto gjëndje karakterizohen nga një humor mbizotërues dhe i zgjatur. Disa nga rregullimet kryesore te humorit jane:
Çrregullimi depresiv madhor:
i njohur si depresioni klinik, karakterizohet me humor depresiv , humbje e interesit për aktivitetet të cilat dikur i jepnin kënaqësi dhe motivim, rënie ose shtim në peshë, probleme serioze me gjumin si pagjumësi ose gjumë i tepërt, debulesë dhe lodhje e theksuar trupore, vështirësi në përqëndrim, ndjenja e vazhduar fajsie e pabazuar e vetvetes dhe humbje e shpresës për të ardhmen. Në disa raste pacientët kanë mendimin se jeta nuk ja vlen më të jetohet dhe kanë mendimin e vdekjes së afërt ose për ti dhënë fund jetës. Shumë nga individët depresive manifestojnë mendime për vetëvrasje. Mendimet e vetëvrasjes janë një urgjencë mjekësore që duhet vlerësuar maksimalisht
Çrregullimi distimik:
është një formë më e lehtë e depresionit që vazhdon për një periudhë kohore prej mëse dy vitesh dhe dëmtimi i funksioneve të individit është më i lehtë se sa në depresionet madhore.
Çrregullimet bipolare:
të njohura dikur në sistemet e vjetra diagnostike si çrregullimi maniako-depresiv, karakterizohet nga periudha luhatjesh humori që kalon në dy ekstremet: humor shumë i lartë dhe i pakontrolluar i quajtur mani dhe ekstremi tjetër me humor depresiv. çrregullimet bipolare janë disa llojesh dhe në varësi të tyre përcaktohen dhe strategjitë e mjekimit përkatës.
karakterizohet nga obsesione (mendimet apo “fiksime ” të pakontrollueshme) dhe kompulsione (veprime që reduktojnë obsesionet).
Këta shkaktoojnë shqetësim dhe bëhen pengesë e theksuar në funksionet e jetës së përditshme të personit. individët harxhojnë shumë kohë me mendime dhe veprimet e tyre kompulsive , që vazhdojnë kundër dëshirës së tyre .Shembull tipik është kompulsioni i larjes së duarve disa herë në ditë, si rezultat i mendimit se mund të ndotet nga kontaktet fizike me njerëz apo objekte të ndryshëm.
ndodh vetëm pas një personi ka kaluar një ngjarje tragjike ku jeta e tyre ka qenë seriozisht e kërcënuar. Shembujt më të zakonshme janë të luftërat, fatkeqësitë natyrore, aksidentet e rënda apo pasojat e abuzimeve . Karakterisohet nga një frikë e fortë ndaj këtyre situatave , shmangien, rikujtim të ngjarjes, parafyrime dhe ankthit i shtuar saqe ndikon fuqishëm në funksionimin e tyre.
Simptomat kryesore të këtyre çrregullimeve të përfshijnë ndryshime të rëndësishme në kujtesë. Në demencë hasen dëmtime kryesisht në kujtesën e afërt (të ngjarjeve të reja). Demencat më të shpeshta janë Sëmundja e Alzheimerit dhe demenca vaskulare.
Ndërsa delirimi mund të ndodhë për shkaqe akute, pas një ndërhyrje kirurgjikale, nga helmimet nga alkoli, substancat toksike apo drogat.
Çrregullimet që shkaktohen nga një sëmundje tjetër mjekësore
Simptomat si ankthi, depresioni, nervoziteti, pagjumësia etj mund të jenë edhe pasojë e drejtpërdrejtë e një sëmundje tjetër.Psh çrregullimet që rrjedhin nga një sëmundje tjetër si diabet, sëmundjet e Tiroides etj, klasifikohen në këtë kategori sipas shkaktarit. Në këto raste mjekohet së pari shkaku primar i shqetësimit.
Ka dy grupe çrregullimesh që klasifikohen në këtë kategori: drogat dhe substancat e tjera
Karakterizohen nga dy element të rëndësishëm:
Abuzimi ndaj drogës apo substancës dhe varësia nga drogat apo substancat.
Abuzimi nga përdorimi i një substance, konsiderohet përdorimi i vazhdueshëm, sistematik dhe me një ndikim negativ në jetën e individit.
Toleranca. Kur rritet sasia e lëndës së përdorur kemi të bëjmë me fenomenin e tolerancës. Individi vazhdon të marrë drogën apo substancën, pavarësisht nga demtimet qe peson apo dëshira për të lënë.
Ndërprerja e menjëhershme: Përveç kësaj një element tjetër për tu vlerësuar tek këta individë, janë dhe simptomat që shkaktohen nga ndërprerja e menjëhershme e tyre si psh: ankthi, dhimbja e kokës, nervoziteti, mungesa e përqëndrimit amnezi, konfuzioni deri në gjëndje më të rënda si delirium. Prandaj është shumë e rëndësishme konsultimi me specialistin, për të minimizuar efektet e padëshirueshme të abuzimit, tolerancës apo ndërprerjes së menjëhershme.
Psikozat janë çregullime, në themel të të cilave qëndron aftësia e dëmtuar për të dalluar realitetin nga fantazia.(aftësia për të testuar realitetin objektiv). Çrregullimet psikotike, mund të jenë të natyrës akute, por mund të jenë përkohësisht pjesë e një crregullimi tjerët si psh; Depresionet psikotike. Psikozat karakterizohen me papërshtatshmëri të sjelljes dhe gjykimit në situata të zakonshme sociale. Shumë individë, kanë një tërheqje të dukshme nga aktivitetet shoqërore dhe një topitje emocionale ose mospërputhje të emocioneve. Psikozat mund të jenë kalimtare ose të qëndrueshme në kohë. Psikoza më ekstreme është Skizofrenia , sëmundja më e rëndë dhe më invalidizuese në fushën e shëndetit mendor. Evidentimi i hershëm i psikozave, është shumë i rëndësishëm për suksesin e trajtimit të tyre me barna.
Janë çrregullime me ankesa të shumta trupore pa ndonjë shkak real organik. Nga të gjitha ekzaminimet laboratorike dhe ekzaminime të tjera, rezulton të mos ketë asgjë që të japin të dhëna mbi ndonjë sëmundje të mundhsme organike.
Çrregullime më kryesore diagnostikohen si:
Çrregullimi i somatizimit:
karakterizohet nga simptoma te përgjithshme ose te paqartë dhimbjesh dhe ankesash trupore si psh : dhimbje barku, dhimbje seksuale, probleme gastrointestinale, simptoma neurologjike etj .Simptomat e mësipërme nuk kanë asnjë bazë reale.
Të gjitha analizat dhe ekzaminimet rezultojnë normale.
Çrregullimi i dhimbjes kronike: janë dhimbje të rëndësishme dhe të forta që zgjasin për periudha të caktuara kohe
Hipokondritë:
çrregullim që karakterizohet nga frikë e rëndësishme dhe e vazhdueshme se mos individi ka sëmundje mjekësore të rënde dhe të rrezikshme për jetën, pavarësisht se kjo nuk është e vërtetë.
Çrregullime që lidhen me seksualitetin, përfshijnë të gjitha çrregullimet që nga çrreg. e funksionimit të dëshirës seksuale si dhe konfuzioni i individit në lidhje me identitetit e tij gjinior.
Disfunksionet seksuale
karakterizohen nga mungesa dëshirës ose fantazisë për aktivitet seksual, neveri ose shmangie e aktivitetit seksual, paaftësia ose pamundesi për të realizuar komplet aktivitetin seksual psh: lubrifikim i përshtatshëm te femrat çrregullimi i orgasmës tek meshkujt dhe te femrat , vonesa ose mungesa e orgazmës , derdhje e parakohshme e spermës etj.
Parafilitë:
Disa nga parafilitë me të shpeshta janë: pedofilia- forma më e rëndë që ka të bëjë me fantazi dhe ngacmime seksuale ndaj fëmijëve.
Fetishizmi – fantazi seksuale intensive dhe sjellje që lidhen me objekte.
Mazokizmi seksual – fantazi seksuale intensive që sjellin kënaqësi nga dhuna gjatë aktit seksual.
Çrregullimi disforik i identitetit gjinor: – karakterizohet nga identifikim i fortë dhe i vazhdueshëm me seksin e kundërt dhe besimin se individi i përket në të vërtetë gjinisë së kundërt etj.
Ka dy lloje të çrregullimeve të ngrënjes : anoreksia Nervore dhe Bulimia nervore.
Anoreksia nervore:
karakterizohet nga nga frika e humbjes së kontrollit mbi peshën ose frika nga dhjamosja (obeziteti).
Bulimia nervore :
ngrënie te babëzitura e sasive të mëdha të ushqimit dhe eliminimi i ushqimit me të vjella të provokuara vete ose përdorimi i laksativëve, periudha e agjërimit dhe dieta shumë strikte apo ushtrime gjimnastikore raskapitëse.
Përfshijë të gjitha anomalitë që lidhen me gjumin .
Klasifikohen në dy kategori të mëdha: disomnitë dhe parasomnitë.
Disomnitë: Çrregullime që kanë të bëjnë me sasinë, cilësinë e gjumit si psh -paaftësiapër të fjetur ose reduktimi i aftësinë për të fjetur, hipersomnia ose gjumi i tepërt dhe narkolepsisa me atake të parezistueshme gjumi kryesisht gjatë ditës.
Parasomnitë: çrregullime që kanë të bëjnë me sjelljen gjate gjumit, endrrave jashtëzakonisht të frikshme, somnabulizmi etj.
Janë çrregullime që karakterizohen nga mospërshtatje ndaj situatave të reja jetësore dhe manifestohen me simptoma ankthi, simptoma depresive apo simptoma të sjelljes.
Në këtë kategori klasifikohen çrregullimet që kanë element mbizotërues vështirësinë ekstreme apo dështimin për të kontrolluar sjelljet impulsive , pavarësisht nga pasojat negative që mund ti sjellin individit.
Kleptomania : (vjedhje të objekteve që nuk janë të nevojshme).
Çrregullimi eksploziv është dështimi për të rezistuar impulseve agresive për sulme të rënda ose shkatërrime të pronës.
Piromania: kënaqësi që rezulton në lehtësim të tensionit nga zjarrvëniet e qëllimshme.
Kumari patologjik : impulse të papërballuehme për të lozur kumar
Çrregullimet e personalitetit janë modele të qëndrueshme mendimi, ndjenjash dhe sjelljeje, që fillojnë në fëmijërinë e hershme dhe mbeten dhe në moshën e të rriturit. Çrregullimet e personalitetit klasifikohen në 10 grupe dhe emërtohen në bazë të tiparit dallues:
Personaliteti paranoid:
ka karakteristikë mosbesimin dhe dyshimin,
Personaliteti skizoid:
ka karakteristikë kufizimin e emocioneve.
Personaliteti skizotipal :
i kufizuar ne marrëdhënie e ngushta dhe ka mendime dhe sjellje të çuditshme,
Personaliteti antisocial :
model sjellje që karakterizohet nga mosrespektimi dhe shkelja e të drejtave të të tjerëve dhe mungesa e ndjeshmërise.
Personaliteti kufitar
ka në themel të tij mungesën e stabilitetit në marrëdhëniet personale.
Personaliteti histrionik ( ose histerik)
karakterizohet nga emocione të tepërta dhe teatrale dhe nevojë për të tërhequr vëmëndjen e të tjerëve me çdo kusht
Personaliteti shmangës:
ka vetëvlerësim te ulët për vetveten dhe mbindjeshmëri ndaj kritikave.
Personaliteti narcisistik:
është modeli karakteristik i madhështisë dhe vetëvlerësimit të tepruar si dhe nevojës për admirim.
Personaliteti obsesiv-kompulsiv:
model i qëndrueshëm sjelljeje tipike ka karakteristikë prokupimin me pastërtinë, kontrollin dhe rregullsinë deri në përsosmëri. (ka një ndyshim esencial dhe duhet diferencuar nga çrregullimi i mirëfilltë obsesiv kompulsiv).
Simptomat si ankthi, depresioni, nervoziteti, pagjumësia etj mund të jenë edhe pasojë e drejtpërdrejtë e një sëmundje tjetër. Psh çrregullimet që rrjedhin nga një sëmundje tjetër si diabet, sëmundjet e Tiroides etj, klasifikohen në këtë kategori sipas shkaktarit. Në këto raste mjekohet së pari shkaku primar i shqetësimit.
Fjala urgjencë nënkupton çdo situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të qetësuar dhe për të vënë nën kontroll situatën shëndetësore të një individi.
Urgjencë psikiatrike quhet ajo situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore , për shkak të sjelljeve, veprimeve apo mendimeve të një individi , të cilat mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tij ose jetën e të tjerëve.
Rastet më të zakonshme që paraqiten në urgjencën psikiatrike janë:
• krizat e forta të ankthit
• krizat e rënda depresive
• frenimi i shprehur psikomotor , me natyrë depresive
• frenim i shprehur psikomotor me natyrë psikotike
• pacientët me tentativë suicidale
• pacientët me ide suicidale të vazhduara
• Pacientët e dhunshëm , të acaruar apo agresivë
• Një episod fillestar psikotik për mikqyrje
• Acarim i papritur simptomave psikotike tek pacientët nën mjekim
• gjendjet që karakterizohen me çorientim dhe me konfuzion të vetëdijes
• sindromi malinj neuroleptik
• sindromi i serotoninës
• helmimet akute ose mbidozimet nga substancat narkotike
• deliriumi tremens i alkolistëve
Zakonisht në pjesën më të madhe të rasteve, shtrimet e rasteve të urgjencave, bëhen pa miratimin e individëve sepse ata nuk mund të jenë të ndërgjegjesuar për gjendjen.
Shtrimi i pavullnetshëm bëhet duke ju përmbajtur respektimit të të drejtave të pacientit siç parashikohet me ligjin përkatës. Shih: Ligji i shëndetit mendor
Sëmundjet e Tiroides imitojnë shpesherë Depresionin. Rënia e funksioneve të tiroides e quajtur hipotirozë , mund të imitojë simptomat e një DEPRESIONI. Hipotiroza është sëmundja kur gjëndrra tiroide nuk arrin të prodhojë sasinë e nevojshme të hormoneve tiroide për organizmin. Hormonet tiroide kontrollojnë metabolizmin e organizmit. Hormonet e tiroides të emërtuara T3 (Trijodotironinë) dhe T4 (tiroroksinë), luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e metabolizmit qelizor në organizëm. Hormonet T3 dhe T4 , ndikojnë në temperaturën e trupit, në qarkullimin e gjakut, në oreks, në nivelet e energjisë, në tonusin muskular, në punën e zemrës, në metabolizmin e proteinave qelizore dhe në nivelin e yndyrës në gjak (kolesterolit dhe fraksioneve të tij, HDL dhe LDL) etj. Si në rastin kur sasitë e T3 dhe T4 në gjak janë të larta, ashtu edhe kur janë të ulura, shfaqen ndryshime të rëndësishme në metabolizëm, që manifestohen me shumëllojshmëri simptomash të ankthit, atakeve të panikut dhe simptoma depresive. Shpesh herë këto simptoma keq interpretohen dhe mund të ngatërrohen lehtë me një depresion, ndërkohë që sëmundja e tiroides është sëmundja primare dhe duhet kuruar sa më parë. Në fazat e hershme të hipotirozës, individët kanë ndjesinë e dobësisë dhe të lodhjes, dhimbje të pashpjegueshme të muskujve, ndjeshmëri të shprehur ndaj ndryshimeve të temperaturës (si ndjeshmëri të shprehur ndaj të ftohtit ashtu eshe ndaj të ngrohtit), kanë ndryshime në peshë apo kapsllëk, kolesterolemi të lartë dhe jo rrallë herë shfaqet ngjirja e zërit, etj. Për të përjashtuar një sëmundje të tiroides është rëndësishme të bëhet:një ekzaminim fizik i hollësishëm nga mjeku disa analiza rutinë të gjakut përfshirë kuadri i plotë i gjakut, (gjaku formulë) analiza për nivelin e hormoneve të tiroides T3, T4 (FT# DHE FT4 duke përfshirë edhe nivelin e TSH (hormoni stimulus i tireoides),analiza e përcaktimit të nivelit të kolesterolit sëbashku me fraksionet e saj si dhe testet e funksionimit të mëlçisë. Një kontroll i përgjithshëm mjekësor asnjëherë nuk është i tepërt ! Një anamnezë e kujdesshme nga mjeku specialist dhe kryerja e ekzaminimeve laboratorike të rekomaduara, janë sekreti i një diagnoze të saktë … për rrjedhojë dhe i një mjekimi të sigurtë e të suksesshëm.
Diabeti është një ndër shqetësimet serioze shëndetësoe, që shpesh herë ka lidhje me depresionin.
Lidhjet ndërmjet depresionit dhe diabetit janë akoma të paqarta. Depresioni mund të zhvillohet për shkak të stresit, por edhe nga efektet metabolike të diabetit në tru. Trajtimi për depresion ndihmon njerëzit të lehtësojnë simptomat e dy sëmundjeve, duke përmirësuar cilësinë e jetës .
Ka shumë studime shkencore të kontrolluara, që japin të dhëna se diabeti e dyfishon rrezikun e depresionit, sidomos kur diabeti përkeqësohet.
Trajtimi i depresionit me psikoterapi, barna, apo nga kombinimi i të dyjave bashkë, përmirëson ndjeshëm mirëqenien dhe aftësinë tuaj për të menaxhuar diabetin me sukses.
Pavarësisht nga përparimet e mëdha në kërkimet e trurit në vitet e fundit, depresioni shpesh herë kalon pa u diagnostikuar dhe i pamjekuar në shërbimin primar.
Familjarët, miqtë dhe kolegët, por jo rrallë edhe mjekët e familjes nuk i dallojnë në kohë simptomat e depresionit tek diabetikët.
Depresioni është një gjendje të rëndë shëndetësore që ndikon në mendimet, ndjenjat, duke ulur ndjeshëm aftësinë për të funksionuar sipas mënyrës normale të mëparshme .
Depresioni mund të shfaqet në në çdo moshë dhe nuk ka vetëm një faktor që ndikon në shpërthimin e depresionit.
Episodet e depresionit mund të shpërthejnë nga stresi, nga ngjarje të vështira të jetës, nga faktorë të tjerë shoqërore si; papunësia, mungesa e mjeteve financiare, ngjarje të rënda të jetës si vdekje, braktisje, divorce etj
Ekzistojnë dy lloje diabetesh: Diabeti tip 1 dhe Diabeti tip 2
Diabeti tip 1 , është kur sistemi imun shkatërron prodhimin e qelizave që prodhojnë insulinë tek pankreasi. Kjo formë kërkon injeksione të përditshme insuline ose injeksione automatike me pompë insulinë,nëpërmjet të cilave organizmi e përthith vetë sasinë e duhur të insulinës që I nevojitet organizmit.
Diabeti tip 2, përbën rreth 90 për qind e të gjitha rasteve të Diabetit dhe shfaqet kryesisht rreth moshës 40 . Simptomet e diabetit janë: lodhja, urinimi i shpeshtë , etja e pazakontë, humbja në peshë, problemet me shikimin, shërimi i ngadalshëm i plagëve etj.
Kërkimet shkencore mbi diabetin konstatojnë se rreth një e treta e njerëzve me diabet të tipit 2 nuk e dinë fare se vuajnë nga diabeti deri sa vjen një moment që gjëndja rëndohet ndjeshëm dhe vetëm atëherë drejtohen tek mjeku.
Mjekimet antidepresive përgjithësisht tolerohen mirë dhe në mënyrë të sigurt nga pacientët diabetikë.
Mjekimi i depresionit me barna antidepresantë kërkon disa javë që të fillojë të japë efektet e duhura dhe që të arrihet të bëhet një dozim i saktë individual.
Mjekimi për depresion i një pacienti diabetik duhet të realizohet nga një komunikim dhe bashkëpunimi i rregullt i një mjeku psikiatër dhe mjekut endokrinolog.
Përveç humorit të rëne depresiv, personat diabetikë mund të përjetojnë edhe çrregullime të tjera si psh çrregullime të ankthit.
Shpesh herë dhimbjet karakteristike kronike apo polineuropatitë diabetike mjekohen me sukses me doza individuale antidepresantësh,ndër të cilat më i përzgjedhuri rekomandohet Duloksetina. KUJDES !
gjithmonë është shumë e domosdoshme rekomandimidhe vlerësimi i dozimit, që të mbikqyret nga mjeku specialist psikiatër. Përdorimi i barnave, apo përbërjeve bimore popullore nga pacienti vetë ose i rekomanduar nga persona që nuk kanë njohuritë e duhuara mbi bashkëveprimet e rrezikshme të barnave duhet të evitohet, për shkak se duke mos ditur çfarë përmban një “bar popullor” gjendja mund të komplikohet në mënyrë të paimagjinueshme.
Nëse ju vuani nga diabeti dhe keni nervozitet të shprehur ankth problematic dhe simptoma depressive mos u dekurajoni !
Me një mjekim të kujdesshëm , cilësia e jetës suaj do të jetë do të normalizohet pa problem,jaft që të jeni të duruar dhe të respektoni këshillat e mjekut..
Klinika mjekësore “ VENIS “ ju ofron mbështetjen e duhur.
Antpsikotikët janë barna që reduktojnë simptomat në të gjitha çrregullimet psikotike. duke përmirësuar shkallën e komunikimit dhe që kthejnë në normalitet të menduarit dhe shumë funksione të tjera që lidhen me funksionim sa më të mirë të individit, në të gjitha fushat e veprimtaritë.
Antipsikotikët kanë veti qetësuese të shprehura por gjithnjë përgjigja ndaj tyre është ndividuale për secilin individ.
Zgjedhja dhe dozimi i tyre bëhet vetëm nga mjeku specialist psikiatër, Ju kujtojmë një shembull shumë të thjeshtë për të shpjeguar sa më thjeshtë konceptin e përgjigjes individuale:
Të gjithë e dini se përdorimi i penicilinës tek disa individë mund të shkaktojë reaksione të rrezikshme në organizëm duke arritur në shumë raste edhe në rrezikimin e jetës, ndërsa shumë të tjerë e tolerojnë pa problem. Për analogji edhe antipsikotikët mund të shkaktojnë problem shumë serioze për jetën nëse përdoren ose rekomandohen nga njerëz të patrainuar dhe pa eksperiencën e duhur në këtë fushë.
Dozë individuale do të thotë se për të arritur të njëjtin efekt individë të ndryshëm kërkojnë dozime të ndryshme.
Kompanitë farmaceutike janë të detyruara sipas ligjeve shumë të rrepta të patentimit që të japin të shkruar të gjitha efektet anësore të mundshme , por kjo nuk do të thotë se çdo efekt anësor mund të ndodheë.
Nëse shfaqet një efekt anësor, vetëm speciliasti përkatës është në gjëndje të japë zgjidhje situatës. Është më e lehtë parandalimi duke u konsultuar me mjekun se sa eleminimi i pasojave,që që jo rrallë herë mund të jenë shumë problematike dhe shkaktojnë shqetësime të mëdha..
Antipsikotikët e përdorur pa kujdes mund të shkaktojnë që nga efekte anësore të zakonshme deri në situata shumë të rrezikshme siç mund të jetë p.s.h sindromi malinj neuroleptik.
Pas viteve 1990 , kategoria e barnave antipsikotikë ka ardhur duke u përsosur më tej në drejtim zbutjes së efekteve të padëshiruara, por përsëri përsëri rreziku i përdorimit të gabuar ose dozimit të papërshtshëm ekziston.
Antipsikotikët më të përdorshëm në praktikën klinike aktuale mbarëbotërore janë barnat e mëposhtëm:
ABUZIMI ME SUBSTANCA është përdorim i përsëritur i substancave , që rezulton në pasoja negative sociale si dhe karakterizohet me konflikte ndërpersonale, dështim për të përmbushur detyrimet e zakonshme familjare, detyrimet në punë, në shkollë që jo rrallë here mund të perfundojnë edhe në probleme të mundshme ligjore.
VARËSIA vjen si pasojë e rritjes se TOLERANCËS ndaj një substance. Toleranca është një nevojë për të rritur sasinë e substancës që të arrihet në efektin e dëshiruar ose përdorim më i shpeshtë të së njëjtës sasi të substancës por me një shpeshtësi më të madhe përgjatë një hapësire të caktuar kohore. Varësia karakterizohet nga një sjellje e keqpërshtatur që çon në dëmtime të rëndësishme klinike ose distres që manifestohet me shtim të dozës gjithnjë në rritje dhe karakterizohet nga përpjekje të pasusksesshme për ta ndërprerë ose pë ta kontrolluar marrjen e substancës. Varësia mund të jetë psikologjike ose fiziologjike ( në rastin kur toleranca dhe fenomenti i përkeqësimit nga ndërprerja e menjëhershme janë të pranishme ). Në shumë raste te përdoruesit mund shfaqen çrregullime të rëndësishme të gjumit të humorit por dhe në Çrregullime psikotike (sinonim: PSIKOZA , paranoja), të shkaktuara nga përdorimi kronik i substancave. Në Shqipëri nuk ka evidenca shumë të sakta por vihet re një numër në rritje p.sh. i përdorimit të ALKOOLIT nga grupmoshat e reja. Ka vetëm një studim në rang kombëtar i realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik në vitin 2007, që raporton se 2.1 % e shqiptarëve ose rreth 70 mijë persona (përgjithësisht meshkuj) kanë krijuar varësi nga alkooli. Kjo shifër konsiderohet shumë problematike duke na renditur në vendet e para që konsumojnë shumë pije alkoolike në Evropë, pas Rusisë me 7%, duke lënë pas Italinë me 1.8 % dhe shumë nga shtete të tjera europiane, përveç Gjermanisë me të cilën jemi në shifra të përafërta. Në vendin tonë rezulton një shtim I dukshëm edhe I përdorimit të alkolit nga femrat. Sipas statistikave botërore rezulton se afro 90% e përdoruesve kronikë të alkoolit përjetojnë të paktën një rikthim në gjendjen e mëparshme, brenda 4 viteve pas një trajtimi të përshtatshëm.
KANABISI (MARIJUANA), Ngopja akute me Marijuanë fillon brenda disa minutave mbas pirjes dhe zgjat zakonisht për 3-4 orë ndërsa rënja e përqendrimit dhe e performancës motorike, zgjat rreth 12 deri në 24 orë, si pasojë e akumulimit të saj në indin dhjamor, të substancës aktive të kanabisit që quhet tetra-hidro-kanabinol (THC). Kur kombinohet me alkool, shpërqendrimi , humbja e reflekseve, euforia etj , mund të rezultojnë në sjellje me pasoja fatale si p.sh aksidente automobilistike.
është një gjëndje që haset te përdoruesit e rëndë kronikë, e cila arakterizohet nga dëmtime të aftësive njohëse dhe reduktim të aftësive krijuese , rënje të rendimentit në të gjitha fushat e funksionimit. Në varësi të dozës, kohëzgjatjes dhe veçorive individuale të përdoruesve kjo sindromë paraqitet me një tablo tipike klinike me simptoma të tilla si: sklera të kuqe e syve dhe zgjerim i bebeve të syrit, tharje gjuhe, puls shumë i shpejtë ose në shumë raste shumë i ngadalsuar dhe një gjendje demotivimi me plot simptoa të tjera të humorit dhe ankthit.
BARNAT QETËSUES (barnat kundër pagjumësisë dhe ankthit) janë një grup tjetër substancash që janë objekt abuzimi dhe varësie për shkak të përdorimeve jo sipas këshillave të mjekut. Barnat me të cilat abuzohet më shpesh janë Diazepami (Valium) dhe Alprazolami (Xanax) dhe Lorazepami. Përdoruesit e substancave sedative mjekësore zakonisht shfaqin , të folur me vështirësi si me rrokjezim, vështirësi në ecje dhe në kordinim, mungesë vëmendjeje dhe përqëndrimi,kujtesë jo e mire, luhatje të dukshme të humorit, rënie në funksionimin e përgjithshëm . Në format më të rënda, qetësuesit mund të rezultojnë deri në ndalimin e plotë të frymëmarrjes, në koma, ose vdekje nga dëmtimi i trurit, si pasojë e mosfurnizimit sa duhet me gjak për shkak të deprimimit të qendrës së frymëmarrjes. Konsulta në kohën e duhur me një specialist është këshilla më e mire për këdo që është në kthetrat e abuzimit…
Të gjitha përkufizimet mjekësore mbi somatizimin dhe çrregullimet përkatëse, në një mënyrë ose në një tjetër, nxjerrin në pah çrregullime me simptoma mjekësore të pashpjegueshme, që nuk përputhen me shumë elementë diagnostikë të një sëmundje të njohur dhe simptomat e zakonshme nuk janë në proporcion të drejtë me ndonjë sëmundjeje të njohur. Ato kanë si tipar të përbashkët praninë e simptomave fizike që të japing përshtypjen e pare të një gjendje mjekësore të njohur (nga ku merr shkas edhe termi somato-form) Simptomat nuk mund të shpjegohen plotësisht nga një sëmundje e njohur dhe nuk shkaktohen as nga ndonjë efekt i drejtpërdrejtë i ndonjë substance apo nga ndonjë çrregullimim si p.sh. nga një çrregullim i panikut. Njihen disa çrregullime tipike somatoforme si psh: Çrregullimi i somatizimit, Hipokondritë, Çrregullimi i dhimbjes, Çrregullimi i konvertimit apo Çrregullimi dismorfik i trupit. Ankesat e çrregullimeve kanë tendencë për tu përqendruar në aspektet fizike si simptoma trupore plus shqetësimet psikologjike dhe emocionale. Personat me ankesa somatike pa shkak të njohur janë të vështira për t`u trajtuar për shkak të mungesës së gatishmërisë për të njohur natyrën psikologjike të problemeve të tyre nga nan e personave që vuajnë nga këto crregullime.
Shkurtimisht çrregullimet kryesore mund të paraqitetn përmbledhtas:
ÇRREGULLIMI I SOMATIZIMIT është një çrregullim që fillon para moshës 30 vjeç, shtrihet gjatë një periudhe të gjerë kohore në vite dhe karakterizohet nga kombinimi i simptomave të dhimbjes, gastrointestinale, seksuale, dhe nga simptomat e rreme neurologjike (pseudoneurologjike).
ÇRREGULLIMI I KONVERTIMIT (konversionit) është një çrregullim i cili përfshin simptoma të pashpjegueshme ose deficite, të cilat ndikojnë në funksionet e vullnetshme motore dhe sensore, që sugjerojnë një gjendje neurologjike ose gjendje të tjera të përgjithshme mjekësore. Gjithshtu faktorët psikologjikë gjykohet të jenë të lidhur me simptoma apo defiçite. Tipar thelbësor i çrregullimeve të somatizimit është se ai është një model i përsëritur ankesash të shumta somatike, klinikisht të rëndësishme. Çrregullimi i konversionit karakterizohet nga simptoma që të krijojnë përshtypjen e një çrregullimi neurologjik, ndonëse të gjitha të dhënat e ekzaminimeve mjekësore në përgjithësi dhe ekzaminimi neurologjik në veçanti, nuk kanë identifikuar ndonjë çrregullim neurologjik apo të përgjithshëm mjekësor. Jo rrallë herë simptomat e veçanta mund edhe të jenë në kundërshtim me njohuritë e përgjithshme neurologjike. Pacienti mund të paraqesë kombinim të simptomave motore si p.sh., paraliza, konvulsione apo deficite të perceptimit ndijor si verbëria, anestezia dhe afonia (humbja e zërit). Një tipar tjetër dallues i rëndësishëm në vënien e diagnozës është lidhja ndërmjet simptomave të konvertimit dhe të një stresori psikologjik si p.sh. pikëllimi akut, viktimizimi, etj. Pacientët e dinë se nuk ka asnjë bazë reale për simptomat e tyre por e kanë të vështirë për të kontrolluar gjendjen e tyre.
ÇRREGULLIMI I DHIMBJES, është çrregullim që karakterizohet nga dhimbja si focus mbizotërues i tablosë klinike. Përveç kësaj gjykohet që faktorët psikologjikë të luajnë një rol të rëndësishëm në fillimin, ashpërsinë, kohëzgjatjen dhe qëndrueshmërinë e simptomave në kohë.
HIPOKONDRITË, janë preokupim dhe frikë e vazhdueshmë dhe e pabazë se vuan nga një sëmundje serioze, që bazohet në keqinterpretime të simptomeve të parëndësishme ose e funksioneve të veçanta trupore.
ÇRREGULLIM DISMORFIK I TRUPIT, ka si tipar preokupimin me defekte imagjinare ose ekzagjerim i elementëve të veçantë të pamjes fizike.
ÇRREGULLIMI SOMATOFORM I PADIFERENCUAR, i cili karakterizohet nga ankesa të pashpjegueshme fizike, të cilat zgjasin të paktën 6 muaj dhe që janë nën pragun e plotësimit të kritereve të diagnozë së çrregullimit të somatizimit.
Grupimi i këtyre çrregullimeve karakterizohet nga këto veçori themelore:
1. Trupi është problemi primar
2. Mungesa e një patologjie organike
3. Preokupimi i ekzagjeruar me simptomat somatike
4. Prania e ankthit ekstrem dhe e dëmtimit të funksionimit
Jozef Brojer dhe më pas Zigmund Frojd në periudhën 1895-1901 mbështetën idenë se konfliktet e pavetëdijshme emocionale shndërrohen në simptoma trupore. Në rastin e Anna O-së, prezantuar tek “Studime mbi Histerinë (1895) Brojer gjithashtu vuri në dukje: vështirësi në shikim, shurdhësi, dhimbje koke, mendime vetëvrasëse ankth, paraliza, halucinacione, axhitim etj. Shpesh herë nevojiten vlerësime neuropsikologjike edhe për qëllime ligjore për të përjashtuar simulimin ose ekzagjerimin e simptomave në rrethana të caktuara për qëllime përfitimi. Ka patur dhe ka vazhdimish kundërshti nga specialistëte fushës në lidhje me klasifikimin e diagnozave të mësipërme në nënkategori apo kategori të veçanta diagnostike pavarësisht që thelbi I diagnozës dhe metodologjia mbetet e njejtë. Ankthi p.sh. mbetet një simptomë shoqëruese në vijueshmëri përgjatë dimensioneve tipike për çrregullimet somatoforme por me intensitet dhe me ashpërsi të ndryshme, në varësi të diagnozave përkatëse:
1. Preokupimi me trupin dhe funksionimin e tij
Ky preokupim trupor, sidomos kur shoqërohet me ankesa të shumta somatike, mund të krijojë një gjendje të pasigurisë somatike, e cila formon bazën për tre dimensionet e tjera të çrregullimit.
2. Dyshimi apo bindje mbi një sëmundje
Personi ka dyshime të vazhdueshme ose është i bindur se ka një sëmundje të rëndë fizike, dyshimi dhe bindja janë në vazhdimësi dhe në raste të rralla mund të arrijë deri në gjendje intensive deluzionale. Dyshimi apo bindja mbi një sëmundje mund të shoqërohet me ndonjë frikë të fortë mbi sëmundjen e dyshuar, ndërsa në pacientë të tjerë kjo frikë e fortë dhe e qëndrueshme nuk është e pranishme. Klinikisht, ky tipar është më i dukshëm me rezistencën që bën pacienti për të rritur sigurinë e tij mbi ndërhyrjet mjekësore.
3. Personi frikësohet nga të paturit e një sëmundje të rëndë fizike.Duhet diferencuar koncepti “ frikë nga sëmundje”, e cila nuk është as bindje, as besim; por një frikë e vagullt, e qëndrueshme se mos po i ndodh që të vuajë nga ndonjë “sëmundje e rëndë dhe vdekjeprurëse”.
4. Përpjekjet për tu siguruar.
Siguria që kërkojnë sjellje të tilla, si kërkesat e përsëritura për ekzaminime mjekësore fizike dhe laboratorike, ankesa verbale dhe kërkesa për siguri për të kundërtën, bëhet në funksion të zvogëlimit të “brengosjes” dhe ankthit mbi një sëmundje fizike. .
Të gjithë njerëzit përjetojnë ndjesi fizike shqetësuese në jetën e tyre, në formën atakeve të panikut, të problemeve gastrointestinale, tensionimeve apo dhimbjeve muskulore dhe të tjera shqetësime somatike të rëndësishme. Këto lloj përvojash normale të këtyre simptomave fizike bëhen problematike kur ato fillojnë të ndërhyjnë në jetën e përditshme, nëse zgjasin shumë dhe janë gjithmonë në formën e një preokupimi gati obsesiv, të shoqëruar me përkujdesje të tepërta dhe të pabazauara, pavarësisht se çdo lloj ekzaminimi rezulton normal.
©2013 Ekstrakt nga Psikopatologji, S.H. LALA, ISBN 978-99956-24-64-4
Agorafobia është çrregullimi i ankthit në të cilën një person përjeton frikë dhe ankth intensiv e të vazhdueshëm, i cili shfaqet sa herë që personi përballet ose parashikon të jetë në të paktën dy situata të tilla si : sheshet publike, turmat, hapësirat e hapura, transporti publik, të qenit jashtë shtëpisë, qëndrimi në rradhë etj.
Shumë nga simptomat fizike të agorafobisë përjetohen në trajtën e atakeve të panikut me simptoma të tilla si të përziera, marramendje, djersitje, dhimbje gjoksi, takikardi, trazira në stomak dhe herë herë edhe diarre etj. Personi reagon gjithnjë me sjellje shmangëse ndaj situatave agorafobike. Mendimi se ndihma mund të mos jetë e mundur shërben si shkaktar i zhvillimit të panikut ose aftësisë për ta përballuar këtë situatë së bashku me simptomat e tjera shoqëruese të atakut të panikut. Situatat agorafobike gjithnjë shmangen në mënyrë aktive . Agorafobia ka një shkallë rëndese që ndryshon nga forma e moderuar deri në dëmtime të rënda të funksionimit që I shkakton vështirësi serioze personit për shkak të shmangjes së këtyre situatave dhe ambjenteve. Afro 33% të individëve të diagnostikuar me agorafobi sipas statistikave amerikane janë të kufizuara në mjediset e tyre shtëpiake. (APA, 2013).
Në mënyrë të përmbledhur kriteret bazë për agorafobinë përfshijnë:
Nëse frika dhe shmangja tipike për agorafobinë shfaqet vetëm me raste dhe jo në mënyrë të qendrueshme dhe jo në më të shumtat të ditëve, atëherë nuk vihet diagnoza e agorafobisë.
Trajtimi i agorafobisë në varësi të shkallës së rëndesës dhe dëmtimit të funksionimit të përditshëm trajtohet që nga seanca afatshkurtëra psikoterapeutike me CBT nëpërmjet të cilave terapisti trajnon individin se si të njohë frikërat dhe si të përballet me to deri në përdorimin e barnave antidepresante të grupeve të ndryshëm, të cilat përzgjidhen në varësi të simptomave mbizotëruese , rekomandimeve përkatëse profesionale reagimit individual apo profilit të efekteve anësore të barit. Ndodh shpesh herë te individë të ndryshëm në ditët e para të fillimit të mjekimit që vetë antidepresantët mund të shkaktojnë atake paniku të fuqishme prandaj kërkohet një bashkëpunim mjek pacient dhe mbikqyerje e rregullt e veprimit të tyre.
Në shumë raste rekomandohen edhe përdorimi afatshkurtër i grupimit të barnave të quajtur anksiolitikë të grupit të benzodiazepinave ( Loram,Xanax, Librium etj) për shkak se përdoimi i tyre afatgjatë mund të shkaktojë varësi fiziologjike dhe psikologjike. Ky është dhe grupi më i abuzuar i barnave ‘’VETËMJEKUES’’.
Hipokondria është një gjendje, e cila karakterizohet nga bindja se simptomat fizike janë shenja të një sëmundje të rëndë, edhe kur nuk ekziston asnjë provë mjekësore për të mbështetur praninë e ndonjë sëmundjeje. Fillimi i hipokondrive zakonisht shfaqet në moshën e hershme të të rriturit dhe karakterizohet nga një ecuri kronike.
Kriteret diagnostike për hipokondrinë përfshijnë përgjithesisht këto kritere klinike, të cilët mjeku specialist i ekzaminon me kujdes:
Është shumë e rëndësishme informimi i saktë nga një specialist dhe shpjegimi i mungesës së ndonjë sëmundje dhe shpjegimi mbi natyrën beninje të simptomave, ndonëse pa trajtim profesional rezultatet mund të krijojnë siguri të përkohshme. Kur ndodh ripërtërirja e simptomave atëherë pacienti rifillon përsëri me kontrolle dhe analiza mjekësore ë tepruara e të papërligjura si dhe pakuptuar mund të krijohen varësi ndaj qetësuesve që personi mund të përdorë pa kriter dhe pa rekomanimin e specialistit. E rëndesishme eshtë kontakti me psikiatrin për të përjashtuar bashkësëmundshmërinë e mundshme jo rrallë herë të Hipokondrisë me çrregullimin e panikut, me çrregullimet e ankthit apo edhe me depresionin.
Parafilitë janë çrregullime të preferencave seksuale që karakterizohen nga fantazi ose sjellje seksuale të përsëritura dhe intensive, që shkaktojnë ankth të rëndësishëm klinik dhe dëmtim të funksionimit në fushat sociale dhe profesionale. Një pjesë e madhe e parafilive janë të përcaktuara si konstrukte sociale. Që të diagnostikohen si parafili në kuptimin e mirëfilltë diagnostik duhet që fantazitë apo sjelljet seksuale të jenë shqetësuese apo të rrezikshme për veten apo për të tjerët. Me përjashtime të rralla (kryesisht praktikat sadomazokiste), pothuajse të gjithë individët parafilikë janë meshkuj. Parafilia përbën një problem të madh për shëndetin publik. Nga praktika rezulton se vetëm një pjesë e individëve parafilikë mund të diagnostikohen. Përgjithësisht,pothuajse në të gjitha rastet, këta individë mund të jenë miq me shumë fëmijë nga zonat e banimit ose të punës. Zakonisht këta individë kanë tendencë të punojnë në profesione që përfshijnë kontakte të shpeshta me fëmijët. Çrregullimet e preferencës seksuale tradicionalisht gjatë historisë njerëzore kanë qenë konsideruar si shthurje sociale dhe ofezë e ligjeve fetare. Format e ndryshme të parafilive, grupohen në këto grupe kryesore:
Parafilitë përkufizohen si nxitje intensive dhe të herëpashershme seksuale, fantazi ose sjellje që përfshijnë objekte të pazakonta, aktivitete ose situata dhe që shkaktojnë ankth klinikisht të rëndësishëm apo dëmtim në fushën sociale, profesionale apo sfera të tjera të rëndësishme të funksionimit. Ndryshe nga disfunksionet seksuale, te parafilitë nuk ka vështirësi në ciklin e përgjigjes seksuale, përkundrazi, tërheqjet apo sjelljet seksuale janë të karakterizuara nga fantazi intensive ose sjellje seksuale, që zakonisht përfshijnë: objekte jonjerëzore, fëmijët, sjellje pa miratimin e të tjerëve, dëshirën për vuajtje, poshtërim të vetes ose e partnerit dhe nga qëndrueshmëri në kohë të simptomave për një periudhë së paku 6 mujore. Në Parafilitë e paspecifikuara përfshihen zakonisht fenomeni në rritje i skatologjisë telefonike (biseda telefonike të turpshme), nekrofilia (tërheqja seksuale ndaj kufomave), zoofilia (tërheqja seksuale ndaj kafshëve), urofilia (tëheqja dhe fokusimi ndaj urinës), hipoksifilia (dëshira për hipoksi gjatë aktit seksual në fazën e eksitimit seksual), etj.
Ndonëse faktorët biologjike luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e preferencave seksuale, nuk është veçuar asnjë faktor specifik biologjik, që mund të jetë përgjegjës për sjelljen parafilike. Psh. nivelet e larta të Testosteronit të konstatuara te pjesa më e madhe e parafilikëve agresive, nuk është karakteristikë unike përgjithësuese për të gjitha llojet e parafilive*.
përkufizohet si aktivitet ose fantazi të përsëritura seksuale ndaj fëmijëve të moshës kryesisht para pubertetit. Nuk ka të dhëna të sakta mbi fenomenin, përveçse rasteve të zbuluara që kanë qenë probleme ligjore apo denoncime sporadike. Kjo ndodh për shkak të pamundësisë për të evidentuar saktësisht këtë sjellje që zakonisht mbahet e fshehtë nga publiku. Kategoritë më të abuzuara janë vajzat e moshës 6-12 vjeç dhe djemtë e moshës 12-15 vjeç. Nga ato pak studime që ekzistojnë, vihet re se afro në dy të tretat e rasteve, fëmijët kanë qenë keqtrajtuar nga ana e të rriturve abuzues më shumë se një herë. Në një numër të madh rastesh vihet re një paaftësi e dukshme e personave pedofilë për të patur marrëdhenie të qëndrueshme me të rriturit sipas anamnezës së tyre jetësore.
Mazokizmi është një sjellje e përsëritur, tendencë me anë të së cilës arrihet eksitimi dhe kënaqësia seksuale, nëpërmjet procedurave, që shkaktojnë vuajtje, dhimbje fizike apo poshtërim. Termi mazokizëm, së bashku me termin sadizëm, është përdorur për herë të parë në terminologj inë mjekësore, nga psikiatri austriako-gjerman, Richard fon Krafft-Ebing (1840-1902), në veprën “Psikopatologjia seksuale”, botuar në vitin 1890. Frojd më 1905, ka analizuar fenomenin e mësipërm në librin e tij “Tri ese mbi teorinë e seksualitetit”. Sipas Krafft-Ebing, mazokizmi, është zvetënim karakteristik i jetës seksuale, në të cilën ndjenjat dhe mendimet seksuale kontrollohen nga ideja për të qenë plotësisht të nënshtruar ndaj vullnetit të një personi të seksit të kundërt dhe një dëshirë për t’u poshtëruar dhe keqtrajtuar fizikisht dhe emocionalisht.
Kriteret diagnostike mbi mazokizmin përfshijnë fantazi të shpeshta intensive seksuale, të pranishme për të paktën një periudhë gjashtë mujore, për të arritur kënaqësi seksuale nëpërmjet vuajtjes psikologjike apo dhimbjes fizike dhe poshtërimit, që pengojnë ose vështirësojnë dukshëm aspektet e funksionimit normal, profesional dhe social. Mazokizmi, fantazitë dhe aktet mazokiste, përfshijnë kufizimin fizik, duke përdorur litarë, rripa meshini, pranga, zinxhirë, fantazi të tjera si; djegie, prerje me objekte të forta, rrahje me kamxhik, përdhunim fizik të dhunshëm etj. Shpeshherë, fantazitë marrin formën e një loje si p.sh.; i burgosur-gardian, nxënës-mësues, etj dhe shumë herë mund të përfundojnë me vdekje. Rasti më ekstrem është hipoksifilia, e cila mund të përfundojë me mbytje nga asfiksia për shkak të mungesës së oksigjenimit nga lojërat me jastëk, qese plastike, qafore meshini , maska të ndryshme etj. Individët me mazokizëm seksual, shpesh kanë edhe çrregullime të tjera seksuale. Shfaqet më tepër te meshkujt. Një tjetër çrregullim është Sadomazokizmi, i cili karakterizohet nga sjellje të preferuara, për të përfituar kënaqësi seksuale nëpërmjet mazokizmit dhe sadizmit. Termi i përbërë ‘’Sadomasokizëm’’ është cituar për here të pare sipas historianëve të psikologjisë nga psikanalisti austriak Sadger I. Isak (1867-1942), në një vepër të botuar në vitin 1913. Emërtimi mazokizëm merr shkas nga një novelë e bujshme e asaj kohe “Venus im Pelz”, të botuar në vitin 1869 nga shkrimtari austriak Leopold R.S. Masok (1836-1895). Poeti dhe shkrimtari Sacher-Masoch, ka përshkruar këtë lloj perversioni, nga i cili vuante vetë. Ai i kaloi vitet e fundit të jetës së tij, në një azil psikiatrik. Sadizmi mund të përkufizohet si një praktikë e pazakontë mbizotëruese seksuale , që karakterizohet nga sjellje të dhunshme si rrahje, ndëshkim me kamxhik, lidhje e partnerit në krevat etj. Pavarësisht se këto akte mund të jenë simbolike, ato shpesh mund të rezultojnë në lëndime dhe dëmtime të tjera të rrezikshme për jetën. Ndonëse fantazitë seksuale, shpesh fillojnë në fëmijëri, mazokizmi seksual zakonisht shfaqet në fillimet e moshës së të rriturit dhe ka karakter kronik.
Ndërmjet 10 diagnozave tipike të njohura të ankthit, çrregullimit i ankthit të përgjithësuar është një ndër diagnozat më të shpeshta të moshës së rritur. Njohja e tipologjisë së çrreg. të ankthit ndihmon shumë në përzgjedhjen e duhur të trajtimit më të favorshëm. Personat me diagnozën e (ÇAP) janë personat që vizitojnë më shpesh ambjentet ambulatore dhe spitalore dhe i strukturave të tjera të kujdesit shëndetësor. Thuajse në të gjitha vendet përbën afërsisht 10% e të gjitha çrregullimeve mendore të paraqitura në shërbimin e kujdesin parësor dhe për fat të keq identifikimi i tij është relativisht i ulët. Nëse ÇAP nuk trajtohet, me kalimin e kohës çrregullimi bëhet kronik për shumicën e pacientëve. Statistikat sugjerojnë se vetëm rreth 40% e pacientëve me ÇAP marrin trajtimin e duhur . pavarësisht se haset edhe në mosha më të hershme te të rriturit, periudha më e zakonshme e shfaqjes se ÇAP është zakonisht rreth moshës 45 vjeç ( periudha nga 45 deri në 59 vjeç, çuditërishrt me një rënie të dukshme pas moshës 60 vjeçare. ÇAP gjithashtu ka një indeks bashkësëmundshmërie të lartë me çrregullimet e tjera të fushës së shëndetit mendor . Të afërmit biologjike kanë një prevalencë (afërsisht 15%) që është afro tre herë më e lartë përkundrejt popullatës së përgjigjithme (afërsisht 5 deri 6%).
Për të përmbushur kriteret për diagnozën, duhet të dokumentohet në mënyrë të qartë të paktën tre nga simptomat e mëposhtme:
Ashtu si për shumicën e diagnozave të çrregullimeve të ankthit, duhet dokumentuar qartë
Çrregullimi i ankthit të përgjithesuar është një diagnozë e rëndësishme e çrregullimeve të ankthit në praktikën klinike, duhet të ketë të paktën 3 simptoma të pranishme në mënyrë të vazhduar përgjatë një periudhe gjashtë mujore, nga 6 grup simptomat karakteristike për këtë çrregullim. (Tek fëmijët kërkohet vetëm një simptomë e përsëritur. Vlen të theksohet se ndonëse ky çrregullim konstatohet edhe në fëmijët dhe adoleshentët, ndonëse është më e rrallë se te të rriturit).
Ankthi i tepruar dhe shqetësimi duhet të përfshijë të paktën tre nga 6 simptomat e mëposhtme:
Përveç simptomave dhe shenjave klasike të mësipërme këto gjendje mund të shoqërohen jo rrallë dhe me simptoma të tjera si:
Në fëmijët dhe adoleshentët duhen vlerësuar me përparësi simptomat diferenciale për kriteret diagnosike të çrregullimeve të tjera të ankthit . Ky çrregullim mund të ngatërrohet lehtë edhe me agorafobinë dhe shqetësimin në lidhje me shëndetin e tij të sëmurë nëse nuk vlerësohen dhe interpretohen si duhet informacioni mbi simptomat. Shqetësimi kronik është një tipar dallues i çrregullimit të ankthit të gjeneralizuar, ndryshe nga tmerri i herëpashershëm, që karakterizon çrregullimin e panikut.
Ekstrakt nga libri “Ankthi” © 2015 SLALA / ISBN : 978-9928-4317-2-1