Për lehtësi, në këtë rubrikë sjellim për ju një renditje të ligjeve kryesore për të cilat duhet të jetë i informuar çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë si p.sh. çfarë sanksionohet në kushtetutën e vendit të tyre për shëndetin.
Familjarë dhe pacientë duhet të jenë të informuar mirë veçanërisht mbi ligjin e shëndetit mendor si një ligj që sanksionon të drejtat dhe kufizimet e një individi. Gjithashtu çdo qytetar duhet të dijë çfarë dokumenacioni iu duhet për të kryer procedura të caktuara për qëllime ribursimi për shëndetin në përgjithësi.

ÇFARË SANKSIONON KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR SHËNDETIN

  • Neni 55
  • Neni 59
Neni 55

1. Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti.
2. Kushdo ka të drejtë për sigurim shëndetësor sipas procedurës së caktuar me ligj

Neni 59

1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon :
… c) Standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të mundshëm …


LIGJI I SHËNDETIT MENDOR, REPUBLIKA E SHQIPËRISË 2012

  • LIGJ Nr. 44/2012 PËR SHËNDETIN MENDOR
LIGJ Nr. 44/2012 PËR SHËNDETIN MENDOR

Ligji i shëndetit mendor është aprovuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Këshilit të Ministrave , bazuar në mbështetje të nenit 78 dhe nenit 83 pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

LIGJI I SHENDETIT MENDOR.pdf


LIGJI PËR LIBREZËN E SHËNDETIT

  • VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Nr. 86. date 13.2. 2003
VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Nr. 86. date 13.2. 2003

Në mbeshtetje të nenit 100 të Kushtetutes dhe të neneve 26 e 36, te ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, \”Për sigurimet shëndetesore ne Republiken e Shqiperise\”, te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Shendetesise, Keshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Libreza e shendetit eshte dokumenti qe verteton se mbajtesi i saj eshte person i siguruar, sipas ligjit nr.7870, date 13.10.1994, \”Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise\”, i ndryshuar.

Libreza e shendetit eshte personale dhe e patjetersueshme. Perdorimi i librezes nga persona te tjere nuk lejohet, me perjashtim te rasteve te percaktuara me udhezimin e veçante te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor.

PËR IDENTIFIKIMIN DHE DETYRIMET E PERSONAVE, QE MARRIN SHËRBIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKEN E SHQIPERISË

VENDIM I Keshilli i Ministrave
Nr.87, datë 13. 2. 2003

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 26 e 36, te ligjit nr.7870, date 13.10.1994, \”Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise\”, te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Shendetesise, Keshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Personat, te siguruar ose jo, qe kerkojne te marrin sherbim shendetesor ne institucionet shendetesore te sherbimit paresor, ne sherbimin shendetesor dytesor, tretesor dhe ne farmacite e rrjetit te hapur, jane te detyruar te paraqesin, sipas rastit, dokumentacionin si me poshte vijon:

Librezen e shendetit;

Rekomandimin e mjekut te familjes;
Rekomandimin e mjekut specialist;
Mandatpagesen per viziten ambulatore pa rekomandim;
Mandatpagesen per viziten te mjeku pa qene i siguruar.

  1. Të siguruar quhen personat qe paguajne kontributin e sigurimeve shendetesore, si dhe personat per te cilet shteti paguan kontribute, sipas nenit 8, te ligjit nr 7870, date 13.10.1994, \”Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise\” .
  2. Të gjithe personat, qe nuk jane te siguruar sipas pikes 2 te ketij vendimi ose kur jane te siguruar, por nuk paragesin dokumentacionin sipas pikes 1, marrin sherbim shendetesor duke paguar tarifat e miratuara ne sistemin shendetesor ose Cmimin e plote te barnave.
  3. Institucionet shendetesore jane te detyruara, te pranojne sipas pikes I, kontrollin e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor per zbatimin e ketij vendimi.
  4. Ngarkohet ministri i Shendetesise, qe, ne mbeshtetje te propozimit te Keshillit Administrativ te Institutit te Sherbimit Shendetesor, te nxjerre udhezimin ne zbatim te ketij vendimi.
  5. Ngarkohen Ministria e Shendetesise dhe ISKSh ja per zbatimin e ketij vendimi.

LIGJI PËR SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

  • L I G J Nr.7870, date 13.10.1994
L I G J Nr.7870, date 13.10.1994

Ndryshuar me:

Ligjin Nr.8005, date 4.10.1995 dhe Ligjin Nr. 8961, date 24.10.2002,Ligjin Nr. 9207 date 15/03/2004, Ligjin Nr. 9368 date 7.4.2005, Ligji Nr.10043 date 22.12.2008.

PER SIGURIMET SHENDETESORE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligjit nr.7491, date 29.4.1991 “Per dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim te Keshillit te Ministrave,

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE VENDOSI :

LIGJI PËR SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.pdf


LIGJI I RI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

  • LIGJI I RI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR
LIGJI I RI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Ligji i ri i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, i cili sanksionon krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore i cili ka të bëje me menaxhimin e burimeve financiare në përdorim të skemës së sigurimeve shëndetësor ka hyrë në fuqi në Mars vitit 2013. Në bazë të këtij ligji kushdo që ka një librezë shëndetesore do të përfitojë shërbime pa pagese në shërbimin spitalor dhe ambulator.

Skema e sigurimeve shëndetësore, përmes ligjit të ri garanton mbulim universal të popullatës. Përveç personave ekonomikisht aktivë që sigurohen, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbulon gjithashtu edhe kategoritë në nevojë, si pensionistët, invalidët, veteranët, personat që përfitojnë ndihmë ekonomike, të papunët; gratë shtatzena, fëmijët nën moshën 18 vjeç; nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, si dhe kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta.

Për shtresat në nevojë për të cilat kontributet paguhen nga shteti, pajiset me Librezë shëndeti nëpërmjet dokumentave bazë sipas kategorive të poshtme:

• Pensionistët: me librezën e pensionit
• Veteranet : me me librezën e veteranit
• Femijet: çertifikatë familjare
• Nxenesit dhe studentët: me çertifikatë dhe vërtetim të vazhdimit të studimeve
• Të papunët punë kërkues: me kartonin nga zyra e punësimit
• Personat me ndihmë ekonomike: vërtetimin nga njësitë e pushtetit vendor
• Invalidet: librezen perkatese
• Individët me sëmundje të renda : me përgjigjen e konsultes së specializuar që vërteton diagnozën
• Nënat me leje lindje: me vërtetimin e konsultorit
• Të paaftët mendorë dhe fizikë: me vërtetimin e KMCAP.

Copyright Klinika mjekësore VENIS 2021