VENIS FOTOGALERI



GRIMCA HUMORI

A e dini se psikiatrit rrinë më shumë në një spital psikiatrik se sa të sëmurët e tyre ?!
  • Dy psikiatër në rrugë
  • Ç` është një psikolog?
  • “Frigoriferi”
  • “Al Kapone”
  • Pacienti psikologu dhe psikiatri
Dy psikiatër në rrugë

Dy psikiatër takohen çdo ditë në oborrin e spitalit. i thotë pari kolegut  ” Ej koleg ju dukeni mirë , po unë si të ngjaj ?!

Ç` është një psikolog?

Një psikolog është një person i cili ju jep juve  këshilla me para , ndërkohë që këto këshilla  ju mund ti merrni nga gruaja juaj falas.

“Frigoriferi”

Një grua shkoi te një psikiatër  dhe i thotë atij. “doktor, desha t` ju pyes në lidhje me burrin tim. Ai mendon se është frigorifer.
”  Nuk shoh ndonjë problem, nuk ke pse të ndihesh e shqetësuar. Do t`ju thoja që është thjesht një fiksim i padëmshëm – i thotë psikiatri.
‘Po,po doktor, kollaj e keni ju,  i thotë  gruaja, nuk flen ti në krevat me tim shoq…
Ai e mban derën hapur gjithë natën (për gojën e kish fjalën gruaja)  dhe mua nuk më zë kurrë gjumi kur ka dritë në dhomë .

“Al Kapone”

Nasi i drejtohet shokut:
bëra një  vit psikoterapi psikanalitike,  ka qënë dështim,  një dështim i plotë pa llogaritur paratë dhe kohën e harxhuar.
Tosi :
Nuk u shërove?
Beni:
U shërova u shërova, por nëse një vit më parë unë  isha Al Kapone, tani jam askushi.

Pacienti psikologu dhe psikiatri

Një herë një person në Kaliforni, shkon të psikologu, sepse çdo natë , përpara se të binte gjumë kish fiksim se nën krevat kish një njeri, që sipas tij donte ta vriste. Psikologu i rekomandon që të bënin ca seanca psikoterapie.
Pacienti i torturuar nga ky mendim që nuk e shqiste dot nga truri , vazhdoi për ca kohë me psikoterapi por nuk ju durua më  dhe vendosi të konsultohet me një mjek psikiatër.
Pasi kishin kaluar disa muaj pa u takuar, psikologu një ditë takohet rastësisht me Klientin. Psikologu e pyet:  Hë mo si je ? Ka kohë që s` jemi parë.
Shumë mirë jam – i përgjigjet ai, ndihem top fare, nuk kam më asnjë problem. Çfarë mjekimi të rekomandoi psikiatri nëse mund ta di ? -I tha psikologu me kureshtje.
Krejt e thjeshtë,  u përgjigj pacienti, psikiatri më sugjeroi që të shkurtoj fare këmbët e krevatit, dhe unë kështu bëra , që atëherë flë i qetë, pa patur frikë nga personi poshtë krevatit.


Autobiografi e shkurtër

PROF. ULVI VEHBIU

I lindur në Gjirokastër në 31 maj të vitit 1931, po në atë qytet mbaroi shkollën e mesme, për të vijuar pastaj studimet për mjekësi në Universitetin “Lomonosov” të Moskës. Në përfundim të studimeve, zgjodhi të specializohej si psikiatër, profesion që asokohe në Shqipëri shihej si i çuditshëm, në kufi të magjistarit dhe mjekut. Dr.Ulviu ishte mishërim i psikiatrit klasik, i urtë, me shumë kulturë, me plot gjallëri dhe stil të mahnitshëm komunikimi; cilësi që i mbajnë mend kolegët dhe studentët e tij të shumë brezave. Në fund të viteve `50-të, si mjek i ri i sapo diplomuar, përveç punës në  Spitalin Civil nr.1,  u përfshi njëkohësisht në  procesin e mësimdhënjes, si pedagog i lëndës së Psikiatrisë, në  Fakultetin të sapokrijuar të Mjekësisë. Ai solli një frymë të re në psikiatrinë shqiptare të sapo  dalë nga mesjeta, ku së bashku me  kolegë të tjerë të tij,  filloi gradualisht të trajtojë të sëmurët mendorë sipas standarteve bashkëkohore. Njëkohësisht, ai dha leksione universitare dhe pasuniversitare të Psikiatrisë së përgjithshme, Psikologjisë mjekësore dhe të Etikës mjekësore, për dekada me radhë, duke krijuar edhe një traditë universitare të kësaj lënde në Shqipëri, jo vetëm si profesor, por edhe si autor i një vargu tekstesh, të nivelit universitar dhe më të lartë. Ai mbart meriten e futjes në përdorim të shumë mjekimeve të reja në Shqipërinë e asaj kohe. Njëkohësisht kurre nuk rreshti së studiuari, në drejtim të të rejave në psikiatrinë bashkëkohore deri në fund të jetës. Në fillim të viteve 1970, pasi kreu një specializim disamujor në Paris, në fushën e Psikoterapisë; ndër të tjera, pati fatin e madh të ndiqte edhe leksione të psikoanalistit të madh Lakan. Pas kthimit në Shqipëri, u përpoq parreshtur për të futur sa të ish e mundur  në praktikën psikiatrike shqiptare të asaj kohe, metoda më të reja psikoterapeutike të kohë. Miqtë e tij të ngushtë patjetër që e kanë ndër sy taktin dhe buzëqeshjen karakteristike të tij, kur flitej për psikoterapinë; për fat të keq të tij, por edhe të të sëmurëve që po përfitonin nga këto kura, fushata antiliberale pas Plenumit IV të KQ të PPSH, në vitin 1973, e bëri pothuajse të pamundur mbijetesën e çdo metode që, sado tërthorazi, i referohej psikanalizës, Frojd-it dhe teorive të tij .Që nga ajo kohë, psikiatria shqiptare u kufizua në metodat farmaceutike të trajtimit. Gjatë viteve 1970-1980, ai shkroi edhe një numër monografish shkencore dhe librash profesionale në ndihmë të popullatës ; ndërkohë, fitoi shumë reputacion, si mjek psikiatër në të gjithë Shqipërisë.  Pas vitit 1990, largohet përkohësisht për disa vite pranë fëmijëve  në SHBA, për tu rikthyer përsëri  në  Tiranën e tij të dashur  përsëri pranë  pacientëve të tij , si gjithnjë me zellin si mjek, si studiues dhe si pedagog, duke ushtruar aktivitetin e tij si psikiatër, por tashmë në sektorin privat, pranë klinikës Venis deri sa jeta e tij u shua në vitin 2010.


VIDEO

ECT më ndryshoi jetën – flet kirurgu Sherwin Nuland

Copyright Klinika mjekësore VENIS 2021