• personi paraqet rrezik të konsiderueshëm për dëmtim serioz ndaj shëndetit të tij ose të të tjerëve.
• është i paaftë të përmbushë nevojat e tij jetësore
• ekzaminimi është i detyrueshëm dhe bëhet me vendim të mjekut specialist.
• mjeku psikiatër, nëse e sheh të nevojshme, mund të urdhërojë
transferimin e menjëhershëm të të ekzaminuarit në spital.
• në rastet kur është zbatuar masa e kufizimit fizik, personi duhet të
transferohet në spital i shoqëruar nga personat e ngarkuar me këtë detyrë.
• Mjeku që kryen ekzaminimin fizik në kushtet e përmendura sipas nenit nr 25 të Ligjit për shëndetin mendor, duhet të regjistrojë në mënyrë të dokumentuar në kartelë dhe të shpjegojë arsyet e zbatimit të kësaj mase.
• Mjeku duhet të konsultohet me të afërmit (apo përfaqësuesit) e personit, në rastet kur vetë personi e kundërshton një gjë të tillë, ose kjo është e parealizueshme, ose e papërshtatshme për arsye të tjera.
• Çdo përfaqësues ligjor i personit duhet të informohet për vendimin dhe në të njëjtën kohë të merret mendimi i tij.
• Shtrimi i pavullnetshëm duhet të zgjasë për një periudhë të
shkurtër kohore, në bazë të vlerësimit mjekësor në përputhje me Ligjit të shëndetit mendor (LSHM).
• Mjeku i urgjencës merr vendimin për shtrim, kur pacienti i paraqitur në urgjencë është i pajisur (sipas nenit 25 të LSHM) me rekomandimin për shtrim nga mjeku psikiatër, familjes apo nga policia.
• Brenda 24 orëve të para të shtrimit, mjeku që vendos shtrimin pa miratimin e pacientit apo kujdestarit ligjor të tij, nëse ka , duhet të njoftojë shefin e klinikës (sipas nenit 28 LSHM), i cili vendos ose jo pëmbajtjen e mëtejshme të personit në institucionin psikiatrik.
• Drejtuei i klinikës, plotëson,brenda 48 orëve formularin e miratuar nga MSH për institucionet psikiatrike për shtrimin e pavullnetshëm. Njëkohësisht drejtuesi i insitucionit ose personi i ngarkuar nga institucioni i bën kërkesë gjykatës.
• Brenda 72 orëve gjyqtari merr vendimin për shtrimin e pavullnetshëm.
• Vendimi i gjyqtarit për ta mbajtur ose për ta nxjerrë të sëmurin nga institucioni psikiatrik zbatohet menjëherë.
• Vendimi i shtrimit detyrimisht duhet të jetë i dokumentuar qartë dhe në detaje.
• Dalja nga urgjenca bëhet vetëm pas konsultës së shërbimit psikiatrik, ose e mjekut kurues, nëse gjykohet e arsyeshme që situate, e cila solli shtrimin ka kaluar.
• Çdo individ i shtruar në mënyrë të pavullnetshme ka të drejtën për t’u ankuar për shtrimin e tij të pavullnetshëm.
• Sipas nenit 36, nëse individit i refuzohet dalja nga spitali, ai ka të drejtën të ankohet në Gjykatë, brenda 7 ditëve nga dita e vënies në dijeni, dhe çështja shqyrtohet nga gjyqari i vetëm, vendimi i të cilit është i formës së prerë.
Mbidozimi nga benzodiazepinat (overdozimi) siç përdoret rëndom) mbidozimi nga substancat narkotike mund të jetë pasojë e dozimeve të larta nga pakujdesia ose në mënyrë të qëllimshme. Gjithashtu mbidozimi mund të ndodhë edhe nëse personi përdor njëkohësisht benzodiazepina dhe alkooli apo barnat me përmbajtje opiumi apo disa nga barnat antidepresivë të grupit triciklik.(amitriptilina, Anafranili etj). Pavarësisht nga bari, mbidozimet kanë të njëjtat simptoma: marramendje, konfuzion, mjegulim të pamjes, rënie të tensionit arterial, vështirësi të theksuar në frymëmarrje, çorientim të përgjithshëm, përgjumje të tepruara dhe në varësi të dozës së përdorur mund të rezultojë deri në koma.
Rreziku i mbidozimeve është një problem i shpeshtë që haset në mjediset mjeksore sidomos në rastin kur personi ka përdorur përzierje edhe të barnave apo substancave të tjera të panjohura për mjekun, të cilat mund të jenë kanabis, heroinë ose amfetamina sintetike.
Abuzuesit ose personat që kanë gjasa abuzimi identifikohen shumë lehtësisht në praktikën klinike. Zakonisht ato “ i kanë humbur “ vazhdimisht recetat e dhëna, mund të kërkojnë në mënyrë të shpeshtë receta për benzo përpara se t`iu mbarojnë barnat e përllogaritur nga mjeku në recetë dhe kur nuk iu “ ecën” me justifikimin atëherë ata kërkojnë në mënyrë gati agresive recetën për ilaçin e tyre sepse ‘’ është i vetmi që i`u bën mirë”. Përdorimi i tyre sëbashku mund të krijojë komplikacione më të mëdha sepse mund të shfaqen konvulsione të fuqishme dhe aritmi dhe problem të tjera kardiake vdekjeprurëse . Pacienti i mbidozuar shpesh nuk është në gjendje të thotë saktë çfarë ka ndodhur, çfarë ka marrë dhe në çfarë ore.
Metabolizmi i shumë prej qetësuesve frenohet nga grupe barnash të tilla si kontraceptivët oralë, nga eritromicina, nga diltiazemi, verapamili, nga disa barna antimykotikë apo përdorimi i njëhershëm me zopikonin ( bar që përdoret për trajtimin e pagjumësisë).
Frenimi i metabolizmit të benzodiazepinave do të thotë që këto barna mund të shkaktojnë rritje të përqendrimeve plazmatike të benzodiazepinave duke zgjatur kohën e veprimit dhe duke shkaktuar shumë efekte të padëshirueshme.
Benzodiazepinat dhe hipnotikët duhet të përdoren me shumë kujdes në dozim sidomos në moshat e treta dhe personat që kanë dëmtime të rëndësishme të funksionimit të mëlçisë, te gratë shtatzënëa dhe përdoruesit e substancave.
Në të gjitha rastet e mbidozimeve përveç monitorimit të domosdoshëm të tensionit arterial, saturimin me oksigjen, ritmin e frymëmarrjes, matjen e temperaturës trupore kërkohen edhe evidentimi i funksionimit kardiak me EKG, ritmi dhe shpeshtësia e rrahjeve të zemrës , analizat e formulës së gjakut , analizat e kreatininës, uresë , laktateve, përqendrimi i glukozës, niveli i alkoolit dhe teste të tjera më specifike kërkohen ekzaminime më të thella të natyrës toksikologjike.
MBIDOZIMI KËRKON TRAJTIM URGJENT SPITALOR !
Ka vetëm një antidot specifik për të eleminuar efektet e benzodiazepinave që quhet Flumazenil, Flumazenili është një bar që përdoret vetëm nën mbikqyerjen e rreptë të mjekut dhe në kushte spitalore për shkak të rrezikshmërisë shumë të lartë për ndërveprime të rrezikshme me barna të ndryshme që mund të marrë pacienti me overdozë.
ECT-ja realizohet nёn efektin e anestezisё sё pёrgjithshme. Pacienti ёshtё nё gjёndje gjumi gjatё procedurёs. Sesioni i Ect-së realizohet nёn monitorimin e aktivitetit trunor me EEG, monitorimin e e funksionimit të zemrёs dhe tё monitorimin e relaksimit muskular të trupit dhe muskulaturës së frymëmarjes, të cilat mbahen nën kontroll nëpërmjet panelit kompjuterik..
Elektrodat e pёrdorura pёr monitorimin e EEG-sё, EKG-sё ,EMG-sё ( elektroda një përdorimshe) janё tё lidhura me sistemin TH™ i cili vetё komunikon me softuerit GENIE-IV, nëpërmjet të cilit merren të dhënat përkatëse, në bazë të të cilave zhvillohet edhe seanca terapeutike.
Elektrodat stimuluese tё ECT-sё, (njëpërdorimshe) shёrbejnё pёr tё dёrguar njё fluks intensiteti afërsisht 17 herё mё tё vogёl se intensiteti i rrymёs sё zakonshme elektrike gjatë një periudhe kohore, qё kalkulohet individualisht për pacient dhe për çdo seancë mesatarisht nga 4.2 deri në 7 sekonda (kohёzgjatja mund të kalkulohet edhe në mёnyrё automatike nga sistemi pasi vendosen parametrat dozues). Ky fluks stimulon konvulsione tё kontrolluara të cilat monitorohen në bazë të të dhënave që paraqiten në monitor.
Mbi bazën e këtyre të dhënave gjykohet mbi cilёsinё dhe kohёzgjatjen e konvulsionit, si dhe parametrat e tjerë vitalë si ritmi e frymёmarrjes, ritmin kardiak dhe shkallёn e relaksimit muskular tëcilat regjistrohen në mënyrë kompjuterike ose printohen në letër termike live.
Pasi mbaron stimulimi, i gjithë aktiviteti trunor, kardiak, respirator, ёshtё i regjistruar nё formёn grafike dhe analitike nё njё bazë tё dhёnash mbi bazën e së cilës gjykohet mbi efektshmёrinё e trajtimit, i cili shёrben pёr tё përllogaritur strategjinë e seancës së ardhme të trajtimit.
Rezultatit terapeutik varet nga shumё faktorё si psh: nga pёrgjigja e ndryshme e organizmit tё individёve, nga dozimi teorik paraprak i fluksit stimulues, nga vendosja anatomike dhe nga kontakti sa mё i mirё i elektrodave nё njё lloji i lёkurёs ku aplikohen elektrodat stimuluese, rёndesa dhe kohёzgjatja e sёmundjes si dhe nga mjekimet qё ka marrё pacienti deri nё momentin e procedurёs etj.
Gjithmonë para procedurës ështё gjithnjë i rekomandueshëm një dush i përgjithshëm sidomos pastrimi i mirë i fytyres ballit qafës dhe zonёs pas veshit. Veçanërisht kjo është e domosdoshme të vajzat dhe gratë për shk të përdorimit të kremrave të ndryshëm të cilat e ulin pragun e stimulimit.
Statistikat nё literaturen bashkёkohore dhe udhёzimet e APA-as rekomandojnё njё numёr nga 6 deri në 12 seanca , zakonisht 8 seanca trajtimi me interval çdo dy ose tre ditë në varësi të situatave klinike ditё (gjithsej 2 ose 3 seanca nё javё ), që konsiderohet njё kurs i rregullt trajtimi.
Trajtim çdo 24 orё rekomandohet zakonisht vetёm në raste shumë specifike sic mund të jetë diagnoza e Sindromit Malinj Neuroleptik, qё ёshtё njё ndёr urgjencat mё tё rёnda psikiatrike.
Lutemi kini parasysh qё herën e parё qё paraqiteni pёr sesion ECT-je ёshtё e nevojshme kryerja e kёtyre ekzaminimeve qё konsiderohen rutinё dhe qё ju duhet të kompletoni:
Stafi mjekёsor qё realizon seancёn përbёhet nga :
Procedura e ECT-sё qё nga pёrgatitja e pacientit ,anestezia,stimulimi dhe zgjimi dhe dalja e narkozёs zgjat afёrsisht 30-35 minuta.
(Konsultohuni me mjekun tuaj kurues ose telefononi pёr sqarime)
BENZODIAZEPINAT ( qetёsuesit si Valiumi, Lorami etj ) nuk lejohen pёr pёrdorim gjatё kohёs qё bёni seanca ECT-sё, vetёm mjeku psikiatёr nё raste shumë tё veçanta kur është e domosdoshmë përshkruarn doza të kontrolluara. Është shumë e rendësishme që të jepni informacione të detajuara në lidhje me pёrdorimin e benzodiazepinave gjatё kohёve tё fundit. Kjo ndihmon nё rritjen e efektshmёrisё terapeutike gjatё çdo seance dhe shmangien e çdo komplikimi
LITIUMI: Pacientët qё mjekohen me Karbonat Litiumi ju rekomandohet qё tё kenё njё indeks plazmatik rreth vlerёs 0,4 dhe qё tё arrihet efekti i duhur terapeutik ECT terapisti, pёrllogarit reduktimin e dozёs nё bazë tё pragut konvulsiv individual dhe kalkulon stimulimin dhe metodёn .
ANTIEPILEPTIKЁT Epilepsia qё pёrbёn indikacion pёr ECT nё mёnyrё absolute nuk duhen tё ndёrprerё antiepileptikёt e rekomanduar nga neurologu por kur ёshtё e nevojshme reduktohet vetёm doza nё vartёsi tё skemёs sё dozimit energjitik tё ECT-sё dhe llojit tё procedurёs (unilateral ose bilateral). Kjo vendoset nga ECT terapisti në bashkëpunim me neurologun dhe psikiatrin tuaj kurues.
LEPONEKS Alternativa më e mirë në rastin kur përdorni Leponeks është ndërprerja me reduktim gradual gjithnjë nën përkujdesjet e mjekut . Në mënyrë kategorike LeponeksI duhet ndёrprerё 12 orё pёrpara seancёs sё ECT-sё psh nqse do ju duhet të merrni 50 mg nё darkё, doza duhet marrë rreth orёs 20.00 tё ditës para seancёs. Pas seancёs së parё mjeku ECT terapist do tju thotë sё si do të bëni reduktimet apo ndryshimet në dozim gjatё ditëve nё vazhdim.
KAFEINA Nuk rekomandohet pёrdorimi i kafesë dhe as produkteve që pёrmbajnë kafeinё, sepse kafeina zgjat konvulsionet.
ALKOOLI Nё mёnyrё kategorike nuk lejohet pёrdorimi i alkoolit gjatё periudhës që jeni nën trajtimin me ECT.
Mos harroni konsultohuni me ECT- terapistin tё paktёn 12 orё pёrpara seancёs. Informacionet e detajuara do ti merrni në seancën informative përpara se të merret vendimi për të bërë terapinë !
Informacionet e mësipërme janë përshatur nga :
Practice of electroconvulsive therapy: Recommendations for Treatment, Training, and Privileging (A Task Force Report of the American Psychiatric Association Electroconvulsive therapy: nga Richard Abrams