KËSHILLA PRAKTIKE MBI BARNAT

  • Fillimi i mjekimit:
Fillimi i mjekimit:

Duhet informuar se për shumë nga barnat nevojitet një periudhë mesatarisht disa javore për të patur efekt maksimal mjekimi dhe për të krijuar idenë e dozës së nevojshme individuale . Duhet ditur se efektet anësore janë më të shprehura në fillimet e mjekimit por me një dozim të kujdesshem dhe bashkëpunim reciprok, me kalimin e kohës efektet anësore zbuten deri sa shuhen fare.
Në praktikën e përditshme klinike shumë shpesh mjekët dhe familjarët hasin problem me individët me probleme të theksuara të çrregullimeve psikiatrike. Problemet më kryesore janë:
Refuzimi për të marrë mjekimin
është një nga problemet më serioze . Pacientët me çrregullime të rënda ,duke mos marrë mjekimin bëhen të dhunshëm ,mund të shkaktojnë probleme në familje dhe jashtë saj. Rigjallërimi i simptomeve, mund të çojë në mosbindje ,largime pa adresë nga shtëpia, kryerjen e akteve të dhunës ose sjelljeve të papërshtatshme publike dhe jo rrallë herë bëhen objekt i ndalimeve apo arrestimeve nga forcat e rendit. Kjo e komplikon më shumë problemin , se përsëri pacientët mund të mbeten pa mjekim ose pa mjekimin e duhur deri në zbardhjen e plotë të procedurave ligjore.
Konsumimi i alkoolit
është një arësye tjetër e rëndësishme që rezulton në sjellje akoma më të pakontrolluar dhe në komplikacione të mëdha.
Abuzimi me drogat
ndonëse nuk është shumë i shprehur në raport me alkoolin ndodh më shpesh tek të rinjtë duke filluar që nga drogat e lehta deri tek ato më të rendat dhe më të kushtueshme.
Efekte e padëshiruara
të disa llojeve të barnave, janë shpesh një arësye që individët nuk kanë dëshirë të marrin ilacet dhe për këtë nuk mund të realizohet bashkëpunimi terapeutik mjek-pacient. Duke mos marrë mjekimin, simptomat përkeqësohen gjithnjë e më tepër dhe pacientët asnjëherë nuk mund të arrijnë rezultatet e pritshme.
Duhet të dini se për shumë nga barnat në fillimet e mjekimit nevojitet një periudhë mesatarisht disa javore për të patur efekt maksimal mjekimi dhe për të krijuar idenë e dozës së nevojshme individuale . Duhet ditur se efektet anësore janë më të shprehura në ditët e para mjekimit por me një dozim të kujdesshem dhe bashkëpunim reciprok, me kalimin e kohës efektet anësore zbuten deri sa shuhen fare.



NDËRPRERJA E MJEKIMIT PA DIJENINË E MJEKUT: PROBLEM SHQETËSUES

Në praktikën e përditshme klinike shumë shpesh mjekët dhe familjarët hasin problem me Individët me probleme të theksuara të çrregullimeve psikiatrike. Problemet më kryesore janë:
  • Refuzimi për të marrë mjekimin
  • Konsumimi i alkoolit
  • Abuzimi me drogat

Refuzimi për të marrë mjekiminqë është një nga problemet më serioze . Pacientët me çrregullime të rënda ,duke mos marrë mjekimin bëhen të dhunshëm ,mund të shkaktojnë probleme në familje dhe jashtë saj. Rigjallërimi i simptomeve, mund të çojë në mosbindje ,largime pa adresë nga shtëpia, kryerjen e akteve të dhunës ose sjelljeve të papërshtatshme publike dhe jo rrallë herë bëhen objekt i ndalimeve apo arrestimeve nga forcat e rendit. Kjo e komplikon më shumë problemin , se përsëri pacientët mund të mbeten pa mjekim ose pa mjekimin e duhur deri në zbardhjen e plotë të procedurave ligjore.

Konsumimi i alkolit është një arsye tjetër e rëndësishme që rezulton në sjellje akoma më të pakontrolluar dhe në komplikacione të mëdha

Abuzimi me drogat  ndonëse nuk është shumë i shprehur në raport me alkoolin ndodh më shpesh tek të rinjtë duke filluar që nga drogat e lehta deri tek ato më të rendat dhe më të kushtueshme. Jo rrallë herë kartegori të tilla përdoren për qëllime përfitimi nga shpërndarësit e drogës që fatkeqësisht sot nuk janë të paktë.
Efekte anësore të disa lloje barnash, janë shpesh një arësye që individët nuk kanë dëshirë të marrin ilacet dhe për këtë nuk mund të realizohet bashkëpunimi terapeutik mjek-pacient. Duke mos marrë mjekimin, simptomat përkeqësohen gjithnjë e më tepër dhe pacientët asnjëherë nuk mund të arrijnë rezultatet e pritshme. Duhet ditur se për shumë nga barnat nevojitet një periudhë mesatarisht disa javore për të patur efekt maksimal mjekimi dhe për të krijuar idenë e dozës së nevojshme individuale. Efektet anësore janë më të shprehura në fillimet e mjekimit por me një dozim të kujdesshem dhe bashkëpunim reciprok, me kalimin e kohës efektet anësore zbuten deri sa shuhen fare.


ÇFARË NUK DUHET TË HARRONI PËR QETËSUESIT

KUJDES QETËSUESIT!

  • PЁRDORIMI PA KRITER I QETЁSUESVE SHTON MЁ TEPЁR ANKTHIN, STRESIN DHE PROBLEMET TUAJA.
  • CILAT JANЁ SHKAQET MЁ TЁ SHPESHTA TЁ ABUZIMIT ME QETЁSUES ?
  • ÇFARË NDODH NGA NDЁRPRERJA E MENJЁHERЁSHME E BARIT ?
  • ÇFARЁ DUHET BЁRЁ NЁ RASTIN E NJЁ HELMIMI AKUT RASTЁSOR OSE TЁ QЁLLIMSHЁM?
  • ABUZIMI ME QETËSUES NË VENDET E TJERA :
PЁRDORIMI PA KRITER I QETЁSUESVE SHTON MЁ TEPЁR ANKTHIN, STRESIN DHE PROBLEMET TUAJA.

Pёrdorimi pa kriter i qetёsuesve shton mё tepёr ankthin, stresin dhe problemet tuaja. Nё tregun botёror sot janё nё qarkullim mbi 2000 emra qetёsuesish tё prodhimeve farmaceutike nga mё tё ndryshmet, por vetёm 15 janё aktualisht tё aprovuara nga FDA. Pavarёsisht nga emrat e ndryshёm dhe prodhimet xhenerike nё vende tё ndryshme, Valiumi, Loramii dhe Xanaxi janё ndёr barnat qetёsues qё pёrdoren mё shumё nga njerёzit edhe nё botё, por me njё ndryshim shumё tё madh; askush nuk mund tё sigurojё qetësues pa njё recetё mjekёsore. Nё Shqipёri me pёrjashtime tё rralla mund tё blesh qetёsues tё çdo lloji, thuajse nё çdo farmaci tё vendit. Pёrdorimi i qetësuesve nё praktikёn klinike rekomandohet nga mjeku pёr tё qetёsuar ankthin, pagjumёsinё, si relaksues nё spazmat muskulare, pёr tё evituar konvulsionet nё rastet e lёnjes sё alkoolit, pёrpara kryerjes sё operacioneve operacioneve kirurgjikale etj. Pёrzgjedhja e njё qetёsuesi benzodiazepinё, në të gjithë botën rekomandohet vetёm nga mjekёt pёrkatёs, pёr njё kohё sa mё tё shkurtёr qё të jetë e mundur, aq sa nevojitet, dhe ndёrprerja bёhet graduale pёr tё shmangur efektet e padёshiruara nga ndёrprerja e menjёherёshme. Benzodiazepinat kanё efekte hipnotike (gjumёdhёnёse), efekte qetёsuese, kundra ankthit si antikonvulsivё, pёr tё zbutur efektet anёsore nga lёnja e alkolit, si relaksues i spazmave muskulare dhe pёr qёllime amnestike pёr lehtёsuar procedura si endoskopia dhe operacionet , si mjekim ndihmёs sёbashku me barna tё tjerё specifikё nё gjendje tё caktuara mjekёsore si depresioni, ankthi, qetёsues nё psikozat , çrregullimet e sjelljes etj. Veprimi i benzodiazepinave (BZD) nё sistemin nervor qёndror shkakton ngadalёsimin e veprimtarisё sё tij. Pёrdorimi pa kriter dhe i pakonsultuar me mjekёt mund tё shkaktojё vartёsi fizike dhe apasionim pas barit. Individi ka vazhdimisht nevojё pёr sasi mё tё mëdha doze pёr tё arritur efektin e dёshiruar. Ndёrprerja e menjёherёshme , pas një pёrdorimi për njё kohë relativisht tё gjatё, mund tё shfaqet “sindromi i ndёrprerjes” qё manifestohet me rritje tё pulsit tё zemrёs, tensionit arterial, djersё tё ftohta dhe dridhje trupi etj . Nё njё stad tё mёvonshёm gjёndja mund shkojё drejt një rëndimi në rritje deri nё konfuzion mendor, konvulsione dhe jorrallёherё halucinacione pamore (figura tё pakuptimta dhe shqetёsuese) Vartёsia fizike nga bari BZD (benzodiazepinat) shoqёrohet me simptoma fizike dhe psikologjike si rezultat e pranisё kronike tё barit nё kontakt me sistemin nervor qёndror tё trurit. Benzodiazepinat (BZD), klasifikohen sipas shpejtёsisё sё veprimit dhe kohёzgjatjes sё efektit tё tyre terapeutik nё: Qetёsues me kohё shumё tё shkurtёr veprimi si Midazolam (nё tregun shqiptar si Dormicum,) apo Triazolam. Qetёsues me kohё tё shkurtёr veprimi si psh: – Lorazepam (emёrtime tё tjera nё tregun shqiptar si Loram,Temesta,Titus), Xanax (Alprazolam, Misar), BZD me kohё tё zgjatur veprimi si p.sh. Diazepam-i (emёrtime tё tjera nё tregun shqiptar , Valium, Apaurinё etj.) dhe Klordiazepoksidi, ( Librium, Librian). Kemi renditur kёtu barnat qё thuajse njihen nga tё gjithё.

CILAT JANЁ SHKAQET MЁ TЁ SHPESHTA TЁ ABUZIMIT ME QETЁSUES ?

Shkaqet mё tё shpeshta tё abuzimit  me qetёsues janё marrja e pakontrolluar e qetёsuesve pёr të lehtёsuar dhe reduktuar ankthin, stresin  dhe pagjumёsinё pavarёsisht nga shkaku. Nё rastin e dozimeve individuale tё papёrshtatshme  vihet re fenomeni i pёrgjumjes shkrehjes trupore dhe rёnies sё rendimentit intelektual dhe fizik. Rreziku mё i madh nga dozimet e pakontrolluara ёshtё helmimi akut nga mbidozimi, i cili ka pasoja deri fatale pёr jetёn sidomos kur shoqёrohet me alkool.

Simptomat mё tё shpeshta mund tё jenё pёrgjumja, konfuzioni mendor, marramendja, mjergullimii pamjes , debulesa e theksuar, vёshtirёsi nё artikulimin e fjalёve, moskordinimi i lёvizjeve, vёshtirёsi nё frymёmarrje  dhe mё e rrezikshmja nga tё gjitha : humbja e vetёdijes deri nё koma.

Nё pёrdorimin afatgjatё apo nё abuzimin kronik shfaqen shenja qё vihen re nga tё gjithё si ulje e pёrqёndrimit dhe rendimentit nё punё , ndryshime nё stilin e sjelljes, dhimbje koke tё vazhdueshmeankthpagjumёsi shqetёsuese, rёnie e oreksit  dhe dobёsi e pёrgjithёshme trupore qё,  çon nё varёsi fizike dhe fiziologjike.

ÇFARË NDODH NGA NDЁRPRERJA E MENJЁHERЁSHME E BARIT ?

Ndёrprerja e menjёherёshme e barit mund tё çojё nё simptomat e ndёrprerjes zvjerdhjes, qё zakonisht  shfaqet  nga 24 orё  deri  deri 3- 4 dite pas marrjes sё dozёs sё fundit nё vartёsi tё llojit tё qetёsuesit qё është pёrdorur.

Jo rrallё herё shumё pacientё nuk tregojnё realisht pёr historinё e vёrtetё tё abuzimit me qetёsues pёr shkaqe nga mё tё ndryshmet. Shumё persona nuk janё nё gjёndje tё japin informacion edhe pёr shkak tё konfuzionit dhe mospёrqёndrimit qё kanё.

Pёrdorimi BZD-ve pa kriter pёrbёn njё  problem shumё mё tё mprehtё pёr njё kategori tё veçantё popullate si  gratё  shtatzёna dhe tё moshuarit,  tek tё cilёt  komplikacionet mund tё jenё  tё paimgjinueshme pёr shёndetin dhe pёr  jetёn.

ÇFARЁ DUHET BЁRЁ NЁ RASTIN E NJЁ HELMIMI AKUT RASTЁSOR OSE TЁ QЁLLIMSHЁM?

Nëqoftёse bari ёshtё marrё brenda njё periudhe 1 deri 2 orё duhet bёrё lavazh gastrik ( ka njё rrezik tё madh qё nga vjellja pas lavazhit tё kemi mbytje ose bllokim  tё rrugёve tё frymёmarrjes sipas gjёndjes sё tё sёmurit).

Zgjidhja mё e mirё  ёshtё mos humbni kohё…
Urgjent nё urgjencёn e specializuar për këtë qëllim…urgjencën toksikologjike .

Pёrdorimi i sondave tё posaçme  direkt nё stomak  dhe perfuzionet me lëngje intravenoz nё njё repart urgjence ёshtё zgjidhja mё e mirё pёr momentin e parё.Nё rastet kur mund tё kenё kaluar rreth 4 orё nga marrja e qetёsuesve, rekomandohet Karbon aktiv i tretur nё ujё pёr tё parandaluar pёrthithjen e mёtejshme nga organizmi .

Nё urgjenca i vetmi  antidot specifik pёr kёto raste nё tё gjithё botёn ёshtё bari Flumazenil injeksion ( pёrdoret vetёm nё repartet e terapisё intensive nё  urgjenca dhe vetёm nga mjeku specialist reanimator toksikolog ose psikiatёr), pёr tё  ulur efektet sedative dhe toksike  të barit.

Abuzuesit kronikё trajtohen nё qёndra tё specializuara duke reduktuar gradualisht dozat e qetёsuesve.

Niveli i ulёt ekonomik, papunёsia, mos sigurimi shёndetёsor dhe mundësia  pёr tё siguruar qetёsuesit nёpёr Farmaci ( bёjnё pёrjashtim shumё pak Farmaci nё Tiranё ku nuk mund tё marrёsh barna pa recetё), bëjnë që për shumё individё fatkeqësisht “zgjidhja mё e mirё “ ёshtё njё paketё e lirё qetёsuesish dhe këshillat e një farmacisti.

ABUZIMI ME QETËSUES NË VENDET E TJERA :

Shёrbimi primar nё vendet e zhvilluara ёshtё i trajnuar mё sё miri mbi ankthin stresin depresionin , dhe megjithatё  ka  keqdiagnostikime dhe keqpërdorime të barnave nё nivelet e shёrbimit primar, duke mbetur akoma një shqetёsim i madh pёr shumё vende tё zhvilluara.

Ka jo pak raste kur, pacientё me njё çrregullim ankthi, trajtohen jo vetёm nga mjeku i familjes por dhe nga specialistё tё tjerё si kardiologё ose gastro hepatologё, pa marrё mundimin pёr tё detektuar elementё e ankthit dhe shpesh  pa i adresuar tek njё psikiatёr .

Nё njё studim pilot të viteve tё fundit, të realizuar nё Zyrih , u konstatua se nga 481 receta me BZD tё lёshuara brёnda njё periudhe 6 javore nga 17 mjekё zviceranё, , nga një kontroll me pёrzgjedhje tё rastёsishme, rezultoi 134 receta ose 28% e recetave qё ishin lёshuar nga mjekёt, nuk pёrputheshin me ligjin pёrkatёs dhe ishin lёshuar pa indikacione tё pёrligjura mjekёsore duke u penalizuar me masa ndëshkuese administrative.Është nevojë urgjente zbatimi ligjit dhe masat për të sensibilizuar dhe edukuar komunitin duke filluar qё nga ambulancat e lagjeve dhe shërbimin e mjekut të familjes , shёrbimi spitalor, klinikat e specialiteteve; qofshin shtetёrore apo private. Barra e pasojave nga abuzimi me qetёsues, pёrveç prishjes sё cilёsisё sё jetës sё individёve dhe pacientёve, bije kryesisht mbi mjekёt psikiatёr, qё janё stacioni i fundit i shpresёs pas shumё hallakatjesh nёpёr ambulanca e klinika. Përdorimi afatgjatë i benzodiazepinat veçanërisht në moshën e tretë shkaktojnë: nervozizëm pamundësi për të qendruar në një vend dhe shoqërohet me lëvizje të shqetësuara sa andej këtej, humbje akuilibri dhe konfuzion mendor; disa nga benzodiazepinat më të përdorshëm në praktikën klinike (me monitorim të rreptë nga mjeku kurues janë

  1. Alprazolami

  2. Clonazepami

  3. Clorazepati

  4. Diazepami

  5. Estazolami

  6. Eszopicloni

  7. Flunitrazepami

  8. Flurazepami

  9. Lorazepami

  10. Midazolami

  11. Oxazepami

  1. Quazepami

  2. Ramelteoni

  3. Temazepami

  4. Triazolami

  5. Zolpidemi

  6. Zopicloni

  7. Buspironi

  8. Chlordiazepoxidi

  9. Diphenhydramina

  10. Flumazenili

  11. Loflazeptati

  12. Zaleploni



SHTRIMI I PAVULLNETSHËM NË URGJENCËN PSIKIATRIKE:

Shpesh herë pacientë të caktuar axhitohen në mënyrë të tillë që përbëjnë një rrezik për veten dhe për të tjerët qofshin këta familjarë ose persona të tjerë përreth. Në këto raste ligji parashikon shtrimin e pavullnetshëm në spital.
Vendimi për shtrimin e pavullnetshëm merret pasi të plotësohen disa kritere të përcaktuara nga ligji, i cili vijon si më poshtë:
  • Një person me probleme të rënda të shëndetit mendor i nënshtrohet shtrimit të pavullnetshëm në rastet kur :
Një person me probleme të rënda të shëndetit mendor i nënshtrohet shtrimit të pavullnetshëm në rastet kur :

• personi paraqet rrezik të konsiderueshëm për dëmtim serioz ndaj shëndetit të tij ose të të tjerëve.
• është i paaftë të përmbushë nevojat e tij jetësore
• ekzaminimi është i detyrueshëm dhe bëhet me vendim të mjekut specialist.
• mjeku psikiatër, nëse e sheh të nevojshme, mund të urdhërojë
transferimin e menjëhershëm të të ekzaminuarit në spital.
• në rastet kur është zbatuar masa e kufizimit fizik, personi duhet të
transferohet në spital i shoqëruar nga personat e ngarkuar me këtë detyrë.
• Mjeku që kryen ekzaminimin fizik në kushtet e përmendura sipas nenit nr 25 të Ligjit për shëndetin mendor, duhet të regjistrojë në mënyrë të dokumentuar në kartelë dhe të shpjegojë arsyet e zbatimit të kësaj mase.
• Mjeku duhet të konsultohet me të afërmit (apo përfaqësuesit) e personit, në rastet kur vetë personi e kundërshton një gjë të tillë, ose kjo është e parealizueshme, ose e papërshtatshme për arsye të tjera.
• Çdo përfaqësues ligjor i personit duhet të informohet për vendimin dhe në të njëjtën kohë të merret mendimi i tij.
• Shtrimi i pavullnetshëm duhet të zgjasë për një periudhë të
shkurtër kohore, në bazë të vlerësimit mjekësor në përputhje me Ligjit të shëndetit mendor (LSHM).
• Mjeku i urgjencës merr vendimin për shtrim, kur pacienti i paraqitur në urgjencë është i pajisur (sipas nenit 25 të LSHM) me rekomandimin për shtrim nga mjeku psikiatër, familjes apo nga policia.
• Brenda 24 orëve të para të shtrimit, mjeku që vendos shtrimin pa miratimin e pacientit apo kujdestarit ligjor të tij, nëse ka , duhet të njoftojë shefin e klinikës (sipas nenit 28 LSHM), i cili vendos ose jo pëmbajtjen e mëtejshme të personit në institucionin psikiatrik.
• Drejtuei i klinikës, plotëson,brenda 48 orëve formularin e miratuar nga MSH për institucionet psikiatrike për shtrimin e pavullnetshëm. Njëkohësisht drejtuesi i insitucionit ose personi i ngarkuar nga institucioni i bën kërkesë gjykatës.
• Brenda 72 orëve gjyqtari merr vendimin për shtrimin e pavullnetshëm.
• Vendimi i gjyqtarit për ta mbajtur ose për ta nxjerrë të sëmurin nga institucioni psikiatrik zbatohet menjëherë.
• Vendimi i shtrimit detyrimisht duhet të jetë i dokumentuar qartë dhe në detaje.
• Dalja nga urgjenca bëhet vetëm pas konsultës së shërbimit psikiatrik, ose e mjekut kurues, nëse gjykohet e arsyeshme që situate, e cila solli shtrimin ka kaluar.
• Çdo individ i shtruar në mënyrë të pavullnetshme ka të drejtën për t’u ankuar për shtrimin e tij të pavullnetshëm.
• Sipas nenit 36, nëse individit i refuzohet dalja nga spitali, ai ka të drejtën të ankohet në Gjykatë, brenda 7 ditëve nga dita e vënies në dijeni, dhe çështja shqyrtohet nga gjyqari i vetëm, vendimi i të cilit është i formës së prerë.




RREZIKU I MBIDOZIMIT ME QETËSUES

  • MBIDOZIMI ME QETËSUES
MBIDOZIMI ME QETËSUES

Mbidozimi nga benzodiazepinat (overdozimi) siç përdoret rëndom) mbidozimi nga substancat narkotike mund të jetë pasojë e dozimeve të larta nga pakujdesia ose në mënyrë të qëllimshme. Gjithashtu mbidozimi mund të ndodhë edhe nëse personi përdor njëkohësisht benzodiazepina dhe alkooli  apo barnat me përmbajtje opiumi apo disa nga barnat antidepresivë të grupit triciklik.(amitriptilina, Anafranili etj). Pavarësisht nga bari, mbidozimet kanë të njëjtat simptoma: marramendje, konfuzion, mjegulim të pamjes, rënie të tensionit arterial, vështirësi të theksuar në frymëmarrje, çorientim të përgjithshëm,  përgjumje të tepruara dhe në varësi të dozës së përdorur mund të rezultojë deri në koma.
Rreziku i mbidozimeve është një problem i shpeshtë që haset në mjediset mjeksore sidomos në rastin kur personi ka përdorur përzierje edhe të barnave apo substancave të tjera të panjohura për mjekun, të cilat mund të jenë kanabis, heroinë  ose amfetamina sintetike.
Abuzuesit ose personat që kanë gjasa abuzimi identifikohen shumë lehtësisht në praktikën klinike.   Zakonisht ato “ i kanë humbur “ vazhdimisht recetat e dhëna, mund të kërkojnë në mënyrë të shpeshtë receta për benzo përpara se t`iu mbarojnë barnat e përllogaritur nga mjeku në recetë dhe kur nuk iu “ ecën” me justifikimin atëherë ata kërkojnë  në mënyrë gati agresive recetën për ilaçin e tyre sepse  ‘’ është i vetmi që  i`u bën mirë”. Përdorimi i tyre sëbashku mund të krijojë komplikacione më të mëdha  sepse mund të shfaqen  konvulsione të fuqishme dhe aritmi dhe problem të tjera kardiake vdekjeprurëse . Pacienti i mbidozuar shpesh nuk është në gjendje të thotë saktë çfarë ka ndodhur, çfarë ka marrë dhe në çfarë ore.
Metabolizmi i shumë prej qetësuesve frenohet nga grupe barnash të tilla si kontraceptivët oralë, nga eritromicina, nga diltiazemi, verapamili, nga disa barna antimykotikë apo përdorimi i njëhershëm me zopikonin ( bar që përdoret për trajtimin e pagjumësisë).
Frenimi i metabolizmit të benzodiazepinave do të thotë që këto barna mund të shkaktojnë rritje të përqendrimeve plazmatike të benzodiazepinave duke zgjatur kohën e veprimit dhe duke shkaktuar shumë efekte të padëshirueshme.
Benzodiazepinat dhe hipnotikët duhet të përdoren me shumë kujdes në dozim  sidomos në moshat e treta dhe personat që kanë dëmtime të rëndësishme të funksionimit të mëlçisë, te gratë shtatzënëa dhe përdoruesit e substancave.
Në të gjitha rastet e mbidozimeve përveç monitorimit të domosdoshëm të tensionit arterial, saturimin me oksigjen,  ritmin e frymëmarrjes, matjen e temperaturës trupore kërkohen edhe evidentimi i funksionimit kardiak me  EKG, ritmi dhe shpeshtësia e rrahjeve të zemrës , analizat e formulës së gjakut , analizat e kreatininës, uresë , laktateve, përqendrimi i glukozës, niveli i alkoolit dhe teste të tjera më specifike kërkohen ekzaminime më të thella të natyrës toksikologjike.
MBIDOZIMI KËRKON TRAJTIM URGJENT SPITALOR !
Ka vetëm një antidot specifik për të eleminuar efektet e benzodiazepinave që quhet Flumazenil, Flumazenili  është një bar që përdoret vetëm nën mbikqyerjen e rreptë të mjekut dhe në kushte spitalore për shkak të rrezikshmërisë shumë të lartë për ndërveprime të rrezikshme me barna të ndryshme që mund të marrë pacienti me overdozë.


INFORMACION PËR PACIENTËT DHE FAMILJARËT MBI TERAPINË ME ECT-THYMATRON

Procedura terapeutike e ECT-Thymatron–IV™ (Digital data operation prodhim i “SOMATICS” . Thymatron ёshtё procedura mё efikase pёr trajtimet e pacientëve rezistentё ndaj mjekimit me barna.
Metodat e mjekimit me ECT, qё aplikohen nё klinikёn “VENIS” bazohen nё udhёzimet dhe rekomandimet mё tё fundit tё APA-s (Shoqatёs Amerikane tё Psikiatrisё) dhe e konfirmuar në ligjin të shëndetit mendor të Republikës së Shqipërisë.
  • KUR DUHET PЁRDORUR ECT-ja ?
  • SI REALIZOHET SEANCA KURATIVE E ECT-sё ?
  • EKZAMINIMET QЁ DUHEN BЁRE PARAPRAKISHT
  • KЁSHILLA QЁ DUHEN DUHEN PATUR PARASYSH
  • MJEKIMET GJATЁ TRAJTIMIT ME ECT
KUR DUHET PЁRDORUR ECT-ja ?

Ёshtё mjekimi i vetёm i cili mund tё garantojё rezultate nё rastet kur :

  • Barnat nuk kanё dhёnё rezultatet e duhura, megjithёse janё pёrdorur ne dozen e duhur dhe pёr njё kohё tё nevojshme.

  • Organizmi nuk i pranon ilacet e rekomanduara pёr shkak tё efekteve tё padёshiruara dhe qё shkaktojnё shumё shqetёsime trupore.

  • Tek tё moshuarit marrja e barnave mund tju shkaktojё probleme nё zemёr apo komplikacione tё tjera tё rёnda me rrezik pёr jetёn.

  • Gratё shtatzёna, barnat nuk mund tё pёrdoren sepse mund tё shkaktojnё rrezik aborti apo lindje tё fёmijeve me defekte tё rёnda

  • Pacienti vetё preferon mё mirë se barnat ECT-nё

  • Është në praktikën tonë rekomandimi për marrjen e një opinioni të dytë

SI REALIZOHET SEANCA KURATIVE E ECT-sё ?

ECT-ja realizohet nёn efektin e anestezisё sё pёrgjithshme. Pacienti ёshtё nё gjёndje gjumi gjatё procedurёs.  Sesioni i Ect-së realizohet nёn monitorimin e aktivitetit trunor me EEG, monitorimin e e funksionimit të zemrёs dhe tё monitorimin e relaksimit muskular të trupit dhe muskulaturës së frymëmarjes,  të cilat mbahen nën kontroll nëpërmjet panelit kompjuterik..

Elektrodat e pёrdorura pёr monitorimin e EEG-sё, EKG-sё ,EMG-sё ( elektroda një përdorimshe) janё tё lidhura me sistemin TH™ i cili vetё komunikon me softuerit GENIE-IV, nëpërmjet të cilit merren të dhënat përkatëse, në bazë të të cilave zhvillohet edhe seanca terapeutike.

Elektrodat stimuluese tё ECT-sё, (njëpërdorimshe) shёrbejnё pёr tё dёrguar njё fluks intensiteti afërsisht 17 herё mё tё vogёl se intensiteti i rrymёs sё zakonshme elektrike  gjatë një periudhe kohore, qё kalkulohet individualisht për pacient dhe për çdo seancë mesatarisht nga 4.2 deri në 7 sekonda (kohёzgjatja mund të kalkulohet edhe në mёnyrё automatike nga sistemi pasi vendosen parametrat dozues). Ky fluks stimulon konvulsione tё kontrolluara të cilat monitorohen në bazë të të dhënave që paraqiten në monitor.

Mbi bazën e këtyre të dhënave gjykohet mbi cilёsinё dhe kohёzgjatjen e konvulsionit, si dhe parametrat e tjerë vitalë si ritmi e frymёmarrjes, ritmin kardiak dhe shkallёn e relaksimit  muskular tëcilat regjistrohen në mënyrë kompjuterike ose printohen në letër termike live.

Pasi mbaron stimulimi, i gjithë aktiviteti trunor, kardiak, respirator, ёshtё i regjistruar nё formёn grafike dhe analitike nё njё bazë  tё dhёnash mbi  bazën e së cilës gjykohet mbi efektshmёrinё e trajtimit,  i cili shёrben pёr tё përllogaritur strategjinë e seancës së ardhme të trajtimit.

Rezultatit terapeutik varet nga shumё faktorё si psh: nga pёrgjigja e ndryshme e organizmit tё individёve, nga dozimi teorik paraprak i fluksit stimulues, nga vendosja anatomike dhe nga kontakti sa mё i mirё i elektrodave nё njё lloji i lёkurёs ku aplikohen elektrodat stimuluese, rёndesa dhe kohёzgjatja e sёmundjes si dhe  nga mjekimet qё ka marrё pacienti deri nё momentin e procedurёs etj.

Gjithmonë para procedurës ështё gjithnjë i rekomandueshëm një dush i përgjithshëm  sidomos pastrimi i mirë i fytyres ballit qafës dhe zonёs pas veshit. Veçanërisht kjo është e domosdoshme të vajzat dhe gratë për shk të përdorimit të kremrave të ndryshëm të cilat e ulin pragun e stimulimit.

Statistikat nё literaturen bashkёkohore dhe udhёzimet e APA-as rekomandojnё  njё numёr nga 6 deri në 12 seanca , zakonisht 8 seanca trajtimi me interval çdo dy ose tre ditë në varësi të situatave klinike ditё (gjithsej 2 ose 3 seanca nё javё ), që konsiderohet  njё kurs i rregullt trajtimi.

Trajtim çdo 24 orё rekomandohet zakonisht vetёm në raste shumë specifike sic mund të jetë diagnoza e  Sindromit Malinj Neuroleptik, qё ёshtё njё ndёr urgjencat mё tё rёnda psikiatrike.

EKZAMINIMET QЁ DUHEN BЁRE PARAPRAKISHT

Lutemi kini parasysh qё herën e parё qё paraqiteni pёr sesion ECT-je ёshtё e nevojshme kryerja e kёtyre ekzaminimeve qё konsiderohen rutinё dhe qё ju duhet të kompletoni:

  1. komplet me formulё
  2. Skopi tё mushkёrive dhe tё kolonёs (grafia nuk ёshtё e nevojshme)
  3. EKG dhe kontroll nga Kardiologu
  4. Elektrolitet Magnez ,Kalium, Calcium Natrium , Clor.
  5. Nёqoftёse pacienti mjekohet me Litium, Tegretol apo Acid Valproik ateherё duhet tё keni me vete analizёn e fundit tё pёrqёndrimit pёrkatёs Litiemisё ,tegretolemisё ose valproatemia sipas llojit tё barit qё pёrdorni (nqse keni rezultatin e afro dy-tre  javeve tё fundit nuk ёshtё e nevojshme tё ripërsëritet ) por gjykohet mbi bazёn e dozёs qё merret aktualisht ,pёr tё reduktuar ose ndërprerë mjekimin  para ECT-sё ,e cila gjykohet në bazë të  rastit specifik nga Terapisti )
  6. Glicemia esёll (para çdo seance)
  7. Indeksi i yndyrnave në gjak (Kolesterolemi LDL HDL, TGCL etj)

Stafi mjekёsor qё realizon  seancёn përbёhet nga :

  • Psikiater /ECT terapist & Ordinator i cili pёrcakton llojin e procedurёs, pёrllogarit dozimin e stimulimit gjatё seancave dhe percakton planin e trajtimit të ardhshëm.
  • Anestezist /reanimator, qё realizon anestezinё dhe monitorimin e pacientit per funksionet vitale  deri nё zgjimin e pacientit  dhe daljen e narkozёs
  • Infermiere, pёr pёrkujdesje nё procedurat para, gjatё  dhe pas seancёs

Procedura e ECT-sё  qё nga pёrgatitja e pacientit ,anestezia,stimulimi dhe zgjimi dhe dalja e narkozёs zgjat afёrsisht 30-35 minuta.

KЁSHILLA QЁ DUHEN DUHEN PATUR PARASYSH
  • Njё dush ose kur nuk ёshtё e mundur, tё lahet mirё koka dhe fytyra veçanёrisht balli dhe zona pёrreth veshёve.
  • Minimumi 8 orё pёrpara seancёs i sёmuri nuk duhet tё konsumojё asnjё lloj ushqimi si dhe produkte me pёrmbajtje kafeine.
  • Minimumi 4 orё pёrpara seancёs i sёmuri nuk duhet tё konsumojё lëngje.
  • Gjithnjё pёrpara se tё futeni nё seancё  duhet tё keni  urinuar
  • Vishni rroba sa mё tё lirshme pёr tё mundёsuar vendosjen sa mё lehtësisht tё elektrodave monitoruese
  • Hiqni bizhuteritё, oret, varёset,protezat, sendet metalike dhe lёrjuani familjarёve celularёt dhe sende tё tjera personale.
  • Lutemi respektoni oraret e caktuara sepse dikush tjeter mund tё jetё i planifikuar nё njё orar tё caktuar sikurse dhe juve.
  • Mos hezitoni asnjёherё pёr tё pyetur pёr çdo lloj
MJEKIMET GJATЁ TRAJTIMIT ME ECT

 (Konsultohuni  me mjekun tuaj kurues ose telefononi pёr sqarime)

BENZODIAZEPINAT ( qetёsuesit si Valiumi, Lorami etj ) nuk lejohen pёr pёrdorim gjatё kohёs qё bёni seanca ECT-sё, vetёm mjeku psikiatёr nё raste shumë tё veçanta kur është e domosdoshmë përshkruarn doza të kontrolluara.                                                    Është  shumë e rendësishme që të jepni informacione të detajuara në lidhje me  pёrdorimin e benzodiazepinave gjatё kohёve tё fundit.  Kjo ndihmon nё rritjen e efektshmёrisё terapeutike gjatё çdo seance dhe shmangien e çdo komplikimi

LITIUMI: Pacientët qё mjekohen me Karbonat Litiumi ju rekomandohet qё tё kenё njё indeks plazmatik rreth vlerёs 0,4 dhe qё tё arrihet efekti i duhur terapeutik ECT terapisti, pёrllogarit reduktimin e dozёs nё bazë tё pragut konvulsiv individual dhe kalkulon stimulimin dhe metodёn .

ANTIEPILEPTIKЁT Epilepsia qё pёrbёn indikacion pёr ECT nё mёnyrё absolute nuk duhen tё ndёrprerё antiepileptikёt e rekomanduar nga neurologu por kur ёshtё e nevojshme reduktohet vetёm doza nё vartёsi tё skemёs sё dozimit energjitik tё ECT-sё dhe llojit tё procedurёs (unilateral  ose bilateral). Kjo vendoset nga ECT terapisti në bashkëpunim me neurologun dhe psikiatrin tuaj kurues.

LEPONEKS  Alternativa më e mirë në rastin kur përdorni Leponeks është ndërprerja me reduktim gradual gjithnjë nën përkujdesjet e mjekut . Në mënyrë kategorike LeponeksI duhet ndёrprerё 12 orё pёrpara seancёs sё ECT-sё psh nqse do ju duhet të merrni 50 mg nё darkё, doza duhet marrë rreth orёs 20.00 tё ditës para seancёs. Pas seancёs së parё mjeku ECT terapist do tju thotë sё si do të bëni reduktimet apo ndryshimet në dozim gjatё ditëve nё vazhdim.

KAFEINA Nuk rekomandohet pёrdorimi i kafesë dhe as produkteve që pёrmbajnë kafeinё, sepse kafeina zgjat konvulsionet.

ALKOOLI  Nё mёnyrё kategorike nuk lejohet pёrdorimi i alkoolit gjatё   periudhës që jeni nën trajtimin me ECT.

Mos harroni konsultohuni me ECT- terapistin tё paktёn 12 orё pёrpara seancёs. Informacionet e detajuara do ti merrni në seancën informative përpara se të merret vendimi për të bërë terapinë !

  Informacionet e mësipërme janë përshatur nga :

Practice of electroconvulsive therapy: Recommendations for Treatment, Training, and Privileging  (A Task Force Report of the American Psychiatric Association Electroconvulsive therapy:  nga Richard Abrams


FORMULAR PËR VLERËSIMIN E SIMPTOMAVE DEPRESIVE

  • Një vetë-testim i thjeshtë e praktik i simptomave depresive
Një vetë-testim i thjeshtë e praktik i simptomave depresive

Copyright Klinika mjekësore VENIS 2021